Nëna e dy fëmijëve kërcen e “lumtur” dy orë para fatit tragjik të saj

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një nënë të dy fëmijëve teksa kërcen në një klub nate vetëm disa orë para se ajo të mbytej për vdekje nga një vrasës seksual.

Charlotte Teeling, 33 vjeçe, shihet duke kërcyer e ‘lumtur’ në sheshin e klubit.

Pamjet u regjistruan vetëm pak orë përpara se ajo të takonte Richard Bailey – i cili e joshi atë për në dhomën e gjumit në Birmingham.

Më pas, ajo u mbyt për vdekje nga vrasësi seksual “oportunist”.

Lexo edhe:

Bailey, 41 vjeç, tani është burgosur për një minimum prej 29 vjetësh për vrasjen e znj. Teeling gjatë asaj që ai pretendonte se ishte “seks i fortë”.

Ajo pësoi lëndime katastrofale në qafë dhe në gojë, duke i shkaktuar thyerje të eshtrave të nofullave.

Ai më pas shpërndau pamjet dhe e la trupin të zhveshur në shtrat, për t’u zbuluar një javë më vonë nga policia.

Bailey kishte fjetur në të njëjtën dhomë ku ndodhej trupi i viktimës.

 

Lajme të lidhura

Para