• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Të gjitha arsyet pse Edi Ramën duhet ta shkëpusësh me forcë nga kriminelët

09:58 : 16/09/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Lulzim Basha hodhi një hap të rëndësishëm politik të Hënën nga Shkodra, ku dha sinjalin që të gjithë energjitë opozitare do të investohen për të shkëputur lidhjet e fuqishme të maxhorancës socialiste ë Edi Ramës me krimin e organizuar.

Denoncimi i simbiozës qeveri-krim nuk është një element i ri në fjalorin e opozitës. Por ajo që është e reja në këtë aksion të përbashkët PD-LSI është fakti që tashmë denoncimet e panumërta në foltoret publike po shndërrohen në veprime aktive politike në terren. Takimi i Shkodrës, në qytetin e tronditur së fundmi nga krimi, ishte një hap i parë, shumë i rëndësishëm.

Një ditë pas takimit të Shkodrës, Basha dha një tjetër mesazh publik, i cili shënon edhe hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar. “Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin…”.

Basha ka renditur pikërisht ato qytete, ku janë të identifikuar plotësisht lidhjet e ofiqarëve të maxhorancës me eksponentë të krimit të organizuar. Sipas opozitës, qeveria u ofron mbështetje grupeve kriminale dhe këta të fundit, si shpërblim, sigurojnë votat për socialistët.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

Në Shkodër, vetëm në 3 muajt e fundit, kanë ndodhur 6 vrasje dhe dy pengmarrje. Të gjitha këto ngjarje janë pa autor për policinë. Por, opozita i ka emrat. Lulzim Basha ka përmendur si strumbullar të situatës kriminale në Shkodër Safet Bajrin, një person i konsideruar nga autoritetet belge si pjesëtar i rëndësishëm i krimit të organizuar shqiptar në atë vend. Bajri, për opozitën, rezulton një person i lidhur me funksionarë të rëndësishëm të së majtës në pushtet. Pikërisht, këtu e sheh Basha dhe opozita shkakun që Bajri vepron aktivitetin kriminal i pa shqetësuar nga policia.

Elbasani është një prej atyre qyteteve, ku bandat kriminale janë bërë një me zyrtarët e lartë të pushtetit lokal. Opozita ka përmendur me emra të përveçëm pjesëtarët e familjeve Çelaj e Sanxhaktari, të lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdinin. Pavarësisht disa fushatave, më shumë mediatike se sa policore, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dështuar me sukses të vendosë para përgjegjësisë ligjore këta personazhe, të cilët shumë mirë nga elbasanllinjtë.

Në Durrës, ekzistojnë dyshime të forta, të provuara edhe me përgjime, për bashkëpunimin e kryebashkiakut Vangjush Dako me elementë kriminalë. Por, pavarësisht provave, as Policia, e drejtuar politikisht nga Fatmir Xhafaj dhe as Prokuroria, e drejtuar nga e Përkohshmja Arta Marku nuk kanë vepruar në asnjë rast të vetëm për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore elementët kriminalë.

Qyteti i Vlorës, për opozitën është “zona operative” Agron Xhafaj, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Agroni (ose Geroni) dyshohet se ka marrë nën kontroll trafikun e narkotikëve nga Vlora drejt Italisë pas goditjes që mori grupi i Habilajve, kushërinjtë e paraardhësit në detyrë të Xhafajt, Saimir Tahirit.

Këto raste janë më tipiket, ndërkohë që ekzistojnë të dhëna për lidhjet e bandave kriminale me qeveritarët edhe në qytete të tjera. Ky bashkëpunim i errët cënon demokracinë në Shqipëri, e cila pas-sjell pasoja të rënda në gjendjen e kriminalitetit, në siguri dhe në ekonomi.

Sa herë që opozita ngre zërin fuqishëm për lidhjet krim-qeveri, drejtuesit politikë të Policisë ndërmarrin disa shoë-operacione pa rezultat, si ai që kanë zhvilluar më parë në Elbasan ose si ai që u zhvillua vetëm pak orë pas takimit opozitar në Shkodër.

Është mëse e qartë që Edi Rama dhe qeveritarët e tij qendrorë e lokalë e kanë shumë të vështirë të shkëputen nga kriminelët, për faktin se, në këtë mënyrë, ata do të humbnin pushtetin politik. Ndaj, është shumë e rëndësishmë që lidhjet e Ramës dhe njerëzve të tij nga krimi të realizohen me forcë, forcë politike, e cila bazohet në bashkëpunimin me qytetarët.

Ky është basti i madh i opozitës!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
Para

SHBA, peshkaqeni masakron sërfistin, hera e parë pas 80 vitesh

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com