• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Xhaxhai ishte në gjumë, plumbi e kapi në ballë, i doli në anën tjetër”, nipi tregon tmerrin

10:10 : 15/09/2018
në AKTUALITET

“Është e habitshme se si mundet që Policia të qëllojë në drejtim të njerëzve të pafajshëm. Askush nuk hapi zjarr dhe askush nuk qëlloi ndaj Policisë”. Kështu u shpreh dje Haziz Lika, nipi i të plagosurit në fshatin Remas të Lushnjës.

Sipas tij, xhaxhai i tij ndodhej në gjumë kur ka shkuar Policia dhe nuk është e vërtetë që ai ka dalë në dritare, aq më tepër i armatosur. Ai tregon se kishin dëgjuar të shtënat dhe kishin dalë të tmerruar jo vetëm familja e tij, por edhe plot banorë të tjerë të fshatit.

Aty ata u ndeshën me efektivët e RENEA-s, me skafandra në kokë, që kishin rrethuar banesën e xhaxhait të tij. Por, më pas, janë kontrolluar edhe mjaft banesa të tjera, në të cilat dyshohej se fshiheshin dy të kërkuar për vrasje.

“Nuk doli në dritare, siç thonë këta të Policisë. Xhaxhai ka qenë në gjumë dhe plumbi s’e dimë se si e ka prekur. Duket shumë e paqartë kjo rrethanë”, shprehet Haziz Lika, teksa rrëfen gjithçka kishte ndodhur në fshatin e tyre.

Si ndodhi ngjarja ku mbeti i plagosur xhaxhai juaj?
Ishte rreth orës 04:00 të mëngjesit, orën fiks nuk e di, kur ne dëgjuam krisma arme. Dolëm me vrap jashtë për të parë se çfarë po ndodhte dhe aty pamë shumë efektivë të Policisë. Ata ishin të maskuar dhe pamë që kishin rrethuar shtëpinë e xhaxhait tim, Haxhi Lika. U afruam dhe morëm vesh se xhaxhai ishte plagosur me armë zjarri.

Lexo edhe:

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

Dini ju se si qëndron e vërteta? Policia thotë se xhaxhai juaj ka dalë në dritare me armë dhe se nuk i është përgjigjur thirrjes…
Ai po flinte kur një plumb e kapi në ballë dhe doli në anën tjetër të kokës. Dy krisma u dëgjuan. Qëlloi Policia. Nuk doli në dritare, siç thonë këta të Policisë. Xhaxhai ka qenë në gjumë dhe plumbi s’e dimë se si e ka prekur. Duket shumë e paqartë kjo rrethanë.

Po kur dolët, ju ndaloi Policia të afroheshit, çfarë ndodhi?
Pamë shumë policë me maska. Ishin me skafandra dhe hynë në shtëpi shumë frikshëm. Aty nisën bastisjen. S’e dinim fare se çfarë po kërkonin. Gjatë kontrollit në banesë, gjetën vetëm një armë gjahu, çifte, që xhaxhai im e mbante me leje në shtëpi.

Çfarë ndodhi më tej?
Ata, pasi kontrolluan çfarë deshën, morën xhaxhanë e plagosur dhe e nisën për në spital. Gjithashtu, shoqëruan dy djemtë e xhaxhait në Polici, Arbenin dhe Martin Likën, 45 dhe 51 vjeç. Ata nuk kanë bërë asgjë, s’e dimë fare pse i shoqëruan. Thanë që do i merrnin në pyetje. Ata në një fabrikë polisteroli në Kolonjë të Lushnjës punojnë. Nuk janë njerëz problematikë. Janë njerëz të ndershëm dhe nuk kanë lidhje me krimin apo me kriminelët që kërkon Policia.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, cili është apeli juaj?
E para, ne si familjarë, duam të dimë arsyen përse Policia qëlloi drejt banesës së xhaxhait tonë dhe e plagosi atë pa shkak. Familja e tij nuk ka bërë asnjëherë asgjë kundër ligjit. Është e habitshme se si mundet që Policia të qëllojë në drejtim të njerëzve të pafajshëm. Askush nuk hapi zjarr dhe askush nuk qëlloi ndaj Policisë. Duam që të zbardhet ngjarja, xhaxhai im u plagos nga Policia kot dhe po lufton me vdekjen pa pasur asnjë faj. Për këtë duam që shteti të mbajë përgjegjësi, se është shumë e frikshme./panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet

11:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

11:41 : 13/08/2025
AKTUALITET

Zjarret dalin jashtë kontrollit, thirrje për evakuuim në Gramsh dhe Delvinë

11:30 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

11:27 : 13/08/2025
AKTUALITET

Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

11:16 : 13/08/2025
AKTUALITET

PAMJE dramatike! Vatër e re zjarri në Delvinë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës

11:13 : 13/08/2025
Para

EMRI/ Granata, tritol e drogë, kush është vlonjati që mbante arsenal armësh (VIDEO)

TË GJITHA

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet

11:53 : 13/08/2025

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

11:41 : 13/08/2025

Zjarret dalin jashtë kontrollit, thirrje për evakuuim në Gramsh dhe Delvinë

11:30 : 13/08/2025

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

11:27 : 13/08/2025

Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

11:16 : 13/08/2025

PAMJE dramatike! Vatër e re zjarri në Delvinë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës

11:13 : 13/08/2025

Zjarret në Greqi/ Emigrantët shqiptarë mbetën të bllokuar në aksin Arta-Janinë

11:10 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com