• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Skandali 1 mln euro/ Prokurori-Gjykatë, pafajësi për Alfred Pezën, mikun e Edi Ramës

11:19 : 15/09/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin socialist, Alfred Peza, sot sekretar për median në Partinë Socialiste, i cili u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme në mesin e vitit 2017 për “pastrim produketeve të veprës penale”, fshehje të të ardhurave dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Peza, në atë kohë deputet, u akuzua se nuk justifikonte me burime të paligjshme një pasuri mbi 1 milion euro. Për këtë shkak, ai humbi mundësinë për t’u rikandiduar si deputet në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2017.

Por, që nga ai moment, kanë rrjedhur shumë ujëra, si në sistemin e drejtësisë, ashtu edhe në karrierën e ish-deputetit Peza. Prokuroria e Përgjithshme, e cila me ligjin e asaj kohe kishte kompetencë hetimin e deputetëve, dërgoi dosjen e Pezës për gjykim në Gjykatën e Lartë. Për shkak të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, si rrjedhojë e Reformës në Drejtësi, dosja penale në ngarkim të Pezës bëri një qarkullim të plotë nga Gjykata e Lartë, në Gjykatën për Krime të Rënda e së fundmi në Gjykatën e Tiranës.

Gjatë këtij rrugëtimi 1-vjeçar, prokuroria, tashmë me lidership të ri shumë pranë qeverisë së Edi Ramës, zbuti në maksimum akuzat ndaj ish-deputetit Peza, sot një prej personave më të rëndësishëm në Partinë Socialiste.

Prokuroria e Përgjithshme, kur përfundoi hetimet në maj të vitit 2017, e akuzoi Alfred Pezën për 3 vepra penale; pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të të ardhurave dhe deklarim të rremë të pasurisë. Ndërsa, pasi dosja kaloi për kompetencë në Gjykatën e Tiranës, prokuroria lokale ndryshoi qëndrimin dhe e akuzoi ish-deputetin vetëm për një vepër penale-atë të deklarimit të rremë të pasurisë.

Lexo edhe:

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Nëpërmjet kësaj manovre proceduriale, Prokuroria e Tiranës hoqi dorë nga akuza për krijimin e mbi 1 milion eurove, pa asnjë burim të ligjshëm. Zbutja e akuzës nga Prokuroria e Tiranës i dha mundësinë gjyqtarit Artan Gjermeni që ta kishte shumë të lehtë për të shpallur Alfred Pezën të pafajshëm.

Sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës, procesi ndaj Alfred Pezës është mbyllur brenda 4 seancave, një kohë rekord për veprimtarinë normale të kësaj gjykate, të mbingarkuar me çështje gjyqësore.

Seanca e parë ndaj Pezës është zhvilluar në dt. 19 Korrik 2018. Kjo seancë është shtyrë, për shkak se nuk është paraqitur prokurori. Një javë më pas, në dt. 25 Korrik, është paraqitur prokurori, i cili ka kërkuar të njihet me dosjen. Menjëherë pas pushimeve të gushtit, në dt. 11 Shtator, zhvillohet seanca e radhës, në të cilën gjykata i jep kohën prokurorit që të paraqesë konkluzionet. Të premten e kësaj fundjave, gjyqtari Artan Gjermeni jep vendimin, duke e shpallur të pafajshëm për të vetmen vepër penale, për të cilën e akuzoi Prokuroria e Tiranës, atë të deklarimit të rremë të pasurisë.

Procesi gjyqësor ndaj Alfred Pezës u zhvillua në të njëjtën kohë kur Partia Socialiste, në Asamblenë Kombëtare të saj, e zgjodhi Sekretar për Median. Rastësi shumë e çuditshme dhe mjaft pozitive këto që i kanë ndodhur Alfred Pezës, së fundmi.

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës i zbut akuzat e ngritura më parë ndaj tij, duke mos u marrë aspak me veprat penale që lidhen me mënyrën se si i ka krijuar 1 milion dollarë. Më pas, gjyqtari Artan Gjermeni e shpall të pafajshëm sapo ai u zgjodh Sekretar për Median i Partisë Socialiste.

Në bazë të këtyre zhvillimeve, ish-deputeti Alfred Peza tashmë është i lirë t’i shijojë në maksimum 1 milion euro ose mbi 1 miliardë lekëve, pasi ai ka marrë vulën e “legalizimit” të tyre nga Prokuroria dhe Gjykata. Tashmë ai është i denjë që të jetë pjesë e grupit të miliarderëve të Partisë Socialiste, të cilët propagandojnë Reformën në Drejtësi si “mrekullia, e cila do të luftojë krimin, korrupsion dhe pastrimin e parave”.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025
RAJONI

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

10:24 : 16/06/2025
AKTUALITET

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025
BOTA

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit Krenar Velaj/ FOTO

10:11 : 16/06/2025
Para

Arsenal armësh në murin e shtëpisë, kontrolli i befasishëm nga policia fundos tiranasin (VIDEO)

TË GJITHA

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

10:24 : 16/06/2025

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit Krenar Velaj/ FOTO

10:11 : 16/06/2025

“Mami vrau babin për të na shpëtuar ne”, modelja rrëfen historinë e saj tragjike

10:00 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com