Kate Moss e ka nisur karrierën e saj në moshë shumë të vogël.
Ajo ishte vetëm 14-vjeç kur mori famë botërore si një supermodele.
Dhe në moshën 15-vjeçare ajo pozoi nudo. Por Kate nuk ndihet e lumtur me këtë veprim që ka bërë duke thënë se kishte presion.
“Po kishte presion,”-tha Moss në një intervistë për NBC. “Kam punuar me një fotografe Corinne Day dhe ajo gjithmonë donte që unë të pozoja topless. Nuk e pëlqeja këtë gjë në fillim.”
Ish-supermodelja shtoi se nuk do ta lejonte vajzën e saj që të bënte të njëjtën gjë.
“Nuk do ta lejoja vajzën. Ajo është vetëj 15 vjeç dhe kur e mendoj se dilja topless në moshën e saj, është çmenduri,”-shtoi Kate.
Kate tani, në moshën 44-vjeçare, ka agjencinë e saj të modelimit.