• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Fëmijët i përzunë nga ky vend, tradhtia më e madhe kombëtare

14:35 : 14/09/2018
në OP-ED

Nga Bujar Nishani 

Librat e shkollës të fëmijëve shqiptar po mbeten jetim! Pak ditë më parë një lajm pothuajse i kobshëm u bë prezent nga vetë autoritetet e qeverisë së Tiranës. Në qarkun e Fierit mbyllen 16 shkolla! Shkaku, largimi i familjeve shqiptare bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.

Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991. Në këto dy valë të mëdha emigrimi ka padyshim karakteristika të ndryshme, synime të ndryshme, pritshmëri të ndryshme, pasoja të ndryshme. Por refleksioni në krahasimin midis këtyre dy rasteve duket të jetë shumë i trishtë. Në të ‘90-at dominonte ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, oportunitetin e perëndimit, kapitalizmin, Evropën. Shkuarja drejt së ardhmes së mirë, me synimin e ndryshimit të asaj që lihej pas.

Në prag të 2020 evidentohet ikja nga realiteti i pashpresë. Mungesa e dëshirës dhe hapësirës për t’i pritur atje ku shkojnë, limitimi i skajshëm i oportuniteteve ku stacionohen, nuk frenon fatalitetin, pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen ndaj asaj që lenë.

Në ‘90-ën, shpresa dhe besimi ishin motivi. Në 2018, dëshpërimi është vrastari.

Lexo edhe:

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti. Eshtë larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.

Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta. Ky fatalitet që po na kolapson në vend që të sfidohet, kthehet në komedi politike. Përgjegjësit e vetëm të përzënies s? fëmijve dhe mbylljes së shkollave çfaqen duke “dhuruar” libra.
Por librat s’ka kush ti marrë ! Fëmijët kanë ikur!
Kanë ikur, se që të mësojnë duhet të mos kenë uri.
Kanë ikur, se që të dalin për në shkollë, duhet të jenë të veshur e të mbathur.
Kanë ikur, se që të mbërrijnë në shkollë duhet me se të lëvizin e udhë që ti çojë atje.
Kanë ikur, se që të nxënë duhet të mos dridhen nga kallkanosja.
Kanë ikur, se që të kontribuojnë fort nesër, duhet edhe të qeshin e të gëzojnë.
Kanë ikur se për ta nuk ka ushqim, nuk ka veshje, nuk ka siguri, nuk ka shërbim, nuk ka gëzim.
Kanë ikur dhe librat i kanë lënë jetim !
Jua kanë lënë ato ti mbajnë në duart e pista atyre që në vend të fëmijëve shqiptar u duhen ata 6-7 oligarkët tahmaqarë.
Jua kanë lënë atyre që u gëzohen kullave në vend të shkollave, çarterave në vend të klasave të ngrohta me zhurmë nx?nësish që vibrojnë, parave të pista të narkotrafikut në vend të librave të fëmijëve, errësirës në vend të dritës, ikjes në vend të lindjes.
Ndaj librat e nxënësve mbetën jetim këtë vit në Shqipëri.
Sot mbetën jetim librat e nxënësve e nëse nuk e ndalim këtë fatalitet, shpejt do të mbeten rrugët, bisneset, tokat, shtëpitë, trashëgimia jetim.

Librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend. Që e gjithë kjo tokë të mos mbetet jetim, duhet që shqiptarët të përzenë nga zyrat ku vendoset fati i tyre, shkaterruesit e Shqipërisë, jetës së tyre, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, shpresës dhe besimit. Përndryshe do mbetemi veç dëshmitarë pa zë të kësaj tradhëtie të madhe kombëtare!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
Para

Kush janë dy vëllezërit trafikantë droge "pronarë" të pikave të basteve të Agron Xhafajt (Detaje)

TË GJITHA

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com