Suplementët e acideve yndyrore omega-3 janë të dobishme për shëndetin e organizmit. Një studim tregoi se përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplementë merren gjatë një vakti të mirë. Megjithatë gjatë marrjes së suplementëve duhet të keni parasysh rekomandimet e mëposhtme:
Përfitimet e marrjes së omega-3 në mëngjes
Mëngjesi është periudha më e mirë për organizmin e disa individëve.
Nëse ju keni një rutinë të caktuar në mëngjes, atëherë në të mund të përfshini edhe marrjen e suplementëve të omega-3. Nëse në fillim të ditës, ju hani ushqim të pasur me vezë, avokado dhe lëngje perimesh dhe frutash, atëherë në mëngjes organizmi do të përthithë më mirë acidet yndyrore. Nëse ju në mëngjes hani vetëm fruta, atëherë acidet yndyrore është më mirë të mos i merrni në mëngjes.
Përfitimet e marrjes së suplementëve në drekë
Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, atëherë kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore. Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.
Suplementët e lëngshëm apo kapsula