Një restorant popullor është mbyllur pasi një grua shtatzënë gjeti një mi të ngordhur në supën e saj.
Ajo bëri zbulimin e tmerrshëm ndërsa po darkonte të enjten me bashkëshortin në Xiabu Xiabu, një zinxhir fast food-esh në Kinën lindore.
Por kur çifti lajmëroi stafin për miun e ngordhur, çifti pretendoi se punonjësit i ofruan para për të abortuar fëmijën.
“Nëse je e shqetësuar për fëmijën ne do të japim 3 mijë dollarë për të ndërprerë shtatzaninë,”-i kishte thënë stafi i restorantit.
Bashkëshorti i saj tha se ishte përgatitur për të negociuar kompensimin pasi gruaja e tij përfundoi kontrollet në spital.
Restoranti është mbyllur derisa procedurat hetimore vazhdojnë.
Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, zinxhiri i restoranteve tha se gjithmonë ka vënë theks të veçantë në sigurinë e ushqimore dhe do të bëjë çdo përmirësim të nevojshëm.