Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone është larguar nga fusha pas një dëmtimi në ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë U-21 dhe Shqipërisë U21.
Sulmuesi ishte në 11’ën titullare në ndeshjen që u zhvillua në “Sardegna Arena” në Cagliari.
Cutrone dëmtoi kyçin e këmbës dhe më pas stafi mjekësorë vendosi që ta zëvendësojë.
Deri në këto momente ende nuk dihet shkalla e dëmtimit pasi priten ekzaminimet mjekësore.