• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Andi Bushati: Basha po nuk u bashkua me krimin, është qesharak!

10:38 : 10/09/2018
në POLITIKE

Kur e fiton “bukën e gojës” duke u detyruar që të shkruash çdo ditë analiza dhe editoriale, ashtu siç ka përfitime që shumëkujt nuk ia kap mendja, ka edhe shumë rreziqe; profesionale, morale, etj.

Kjo përditshmëri, ky zell kuçedre për të bërë editoriale çdo ditë, për shembull, rrezikon që të dekonspirosh “paanësinë” që e shet me aq mund dhe statura e “parimorit”, të shkërmoqet si një monument rëre.

Kështu i ka ndodhur së fundmi edhe Andi Bushatit, me editorialin e tij të botuar në portalin po të tij, me titull: Bllofi fëmijënor i vettingut të politikanëve! Bushati në këtë analizë, përpiqet të demontojë propozimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kthyer njëkohësisht edhe në nismë ligjore në Kuvend, për Veting të qeverive dhe politikës në përgjithësi.

Nëse u kthehesh mbrapa në kohë shkrimeve të panumërta të Bushatit, në të gjitha gjen “bombardime” e “mallkime” për klasën politike dhe veçanërisht për “Rilindjen” dhe qeverinë e saj prej 5 vitesh.

Gjen gjithashtu edhe klithmat e tij, të cilat kanë mesazhin se po nuk u bë pastrimi në politikë e qeveri i atyre individëve dhe grupeve që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe mafien ekonomike-financiare; atëherë “ky vend nuk bëhet”.

Lexo edhe:

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

Po ja papritur duke i kapur në befasi të gjithë pa përjashtim (edhe të vetët) Lulzim Basha e hodhi dorashkën për këtë sfidë, që Bushati e ka thirrur me zjarr… deri pardje!

A është e arrirë, e plotë dhe shteruese, nisma e Bashës?

Ndoshta jo dhe për këtë mund të diskutohet, por që ta quash “qesharake” “budallallëk me brirë”, “gjueti shtrigash” e me shumë epitete të tjera të shkruara plot mllef, duhet të kesh një hall të madh, për “bukën e përditshme”.

Bushati nuk është nga ata analistë që i mungon logjika në shkrimet e tij, por çuditërisht në këtë rast ajo i ka “humbur”, kushedi se përse. Shikoni çfarë shkruan:

“Po t’i besosh sado pak propagandës që bën prej kohësh PD-ja kjo nismë është thjeshtë utopike dhe e pa arritshme. Si mund të pretendojë sot një opozitar, i cili këmbëngul se Edi Rama ka kapur tërësisht edhe institucionet e Vettingut, që janë në monitorim të fortë ndërkombëtar, të besojë se kjo mazhorancë do të angazhohet kundër vetes së saj?”, bën pyetjen retorike Bushati.

Po kush i ka thënë atij, se Basha dhe demokratët besojnë, se Rama do ta përqafojë “me vrap këtë nismë?!

Rama që bën “kryqtarin” e pastrimit të Shqipërisë nga krimi në politikë dhe qeveri, thjesht po vihet edhe formalisht përball një sfide; merre ose lëre…populli të gjykojë.

Më poshtë Bushati thotë se;

“Si mund të imagjinojë ai, se amendamentet e reja kushtetuese që kërkojnë një shumicë të cilësuar do arrijnë të bëjnë bashkë me votat e demokratëve edhe ato të socialistëve? Si mund të ëndërrojë ai, edhe nëse kjo ndodh falë ndonjë presioni hipotetik ndërkombëtar, që edhe pasi t’a votojnë, socialistët nuk do t’a minojnë këtë proces?”.

Me pak fjalë Bushati na thotë, se meqenëse Rama është ky që është, të mos i çirret maska deri në fund… Në fakt lëvizja e Bashës është shumë e lexueshme, por Bushati kushedi se përse bën naivin.

Kreu i PD-së e di, që Edi Rama nuk mund të pastrojë me dëshirë oborrin e tij të mbushur me njerëz të punëve të pista, por të paktën po e detyron që përball edhe atyre qytetarëve që vazhdon të mashtrojë, të heqë edhe zhelet e fundit të maskës që mban.

Ajo që të habit në shkrimin e Bushatit është nervozizmi i tij, për këtë lëvizje të Bashës. Edhe Rama është shfaqur shumë nervoz kur flet për këtë çështje, por ai dihet se përse.

Çfarë pune i prish Bushatit dhe kujtdo tjetër “anti-Ramë” kjo nismë ligjore, edhe nëse siç thotë ai, “nuk ka gjasë të ndodhë dhe as mund të kryhet kurrë, për sa kohë Edi Rama është në pushtet”?!

Gjithashtu Bushati duhet ta ndajë më qartë; është kundër vettingut të krimit në politikë e shtet, sepse është Rama në pushtet, apo sepse Lulzim Basha po bën show dhe po gënjen shqiptarët?!

Aq i çekuilibruar është ky editorial, sa që gjatë shkrimit të tij Bushati herë pas here në përpjekje për të ruajtur dinjitetin e një analisti të pavarur (pasi e ka quajtur gënjeshtar, e mashtrues Bashën) thotë edhe ca të vërteta. Ja njëra;

“Ai (Lulzim Basha) kërkon t’a shndërrojë këtë betejë në një vijë demarkacioni mes të mirës dhe të keqes. Ai e di që socialistët nuk e përballojnë dot këtë sfidë, prandaj e hedh atë në treg për të fituar besimin e publikut, për kredibilitet përpara njerëzve, në fund të fundit, për të treguar se kush është pro krimit dhe kush e lufton atë”.

Ky në fakt është thelbi i nismës së Bashës, por Bushati kujtohet “për kotheren e përditshme” dhe shkruan më poshtë;

“Po në pikën që kanë arritur gjërat në Shqipëri, pyetja që shtrohet është: edhe sikur të jetë kështu, a është efikase kjo rrugë? A mjafton fitorja e betejave të tilla për të ngadhënjyer në luftën finale? Natyrisht që jo”.

Me pak fjalë për ta mbyllur, Bushati urdhëron Lulzim Bashën, se nëse nuk merr pushkën e të dalë malit, ta lërë të qetë atë që “vodhi lopën” dhe as “fshati” të mos marrë vesh gjë, sepse këtë “fat” kemi!

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025
AKTUALITET

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

09:39 : 26/07/2025
SPORT

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025
BOTA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025
SPORT

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025
BOTA

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025
Para

Ndryshojnë rregullat e "Schengen"-it, ja ç'duhet të bëni para se të udhëtoni

TË GJITHA

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

09:12 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com