• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E vrau shoku i fëmijërisë, iku për azil, por e kthyen. Historia e Indrit Pepës

11:10 : 07/09/2018
në AKTUALITET

Zanafilla e vrasjes së Indrit Pepës në Mamurras. Autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Pepa dhe Markola kanë qenë miq që në fëmijëri. Ata u konfliktuan 6 vite më parë, ndërkohë që Pepa u largua drejt Gjermanisë për azil

Indrit Pepa u ekzekutua me breshëri plumbash dje në orët e para të mëngjesit në Mamurras. Report Tv mëson se autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se Pepa dhe Markola kanë qenë shok me njëri-tjetrin pasi njiheshin që në fëmijëri.

Para 6 vitesh, në një lokal në Mamurras, viktima Indrit Pepa dhe Agron Markola kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku Pepa i ka thënë Markolës: ”Ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrin. Unë kam në shtëpi fotot e tua”.

Por 3 ditë më pas, Agron Markola dhe Azis Markola kanë dalë dhe kanë rrahur Indrit Pepën me qytën e pistoletës, duke e lënë të riun në gjendje kome.

Pas një viti, Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes. Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Burimet bëjnë me dije se Pepa ka dalë nga berberhana dhe ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën.

Lexo edhe:

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët.

Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.

3 vite më parë, viktima Indrit Pepa ka emigruar në Gjermani ku ka kërkuar edhe azil pasi në Shqipëri kishte deklaruar se ndihej i rrezikuar. Në Gjermani, ai ka lindur një vajzë e cila sot është 3 vjeçe.

Pas 1 vit e gjysëm qendrimi në Gjermani, Indrit Pepa është deportuar në Shqipëri, pasi sipas shtetit Gjerman, Shqipëria është një vend i sigurtë, dhe Pepës nuk i rrezikohet jeta.

Dy netë më parë, viktima Indrit Pepa ka qenë duke pirë në një lokal me disa miq të tij. Rreth orës 4 e mëngjesit ata kanë dalë nga lokali dhe Pepa ka përcjellë miqtë e tij nëpër banesat e tyre. Është kthyer në shtëpi pasi do i linte makinën vjehrrit, i cili duhet të nisej për në Shkodër.

Kur ka zbritur nga makina, 27-vjeçari Indrit Pepa ka pikasur 2 persona dhe është larguar menjëherë, por sipas familjarëve, autorët i janë vënë pas dhe e kanë qëlluar disa herë.

Indrit Pepa, kishte marrë disa plumba në këmbë dhe ishte rrëzuar përtokë. Në momentin kur kanë rënë, familjarët thonë se autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët e lagjes i kanë parë autorët e vrasjes por kanë frikë të flasin. Famijarët kërkojnë nga shteti që të vihet drejtësi.

Lajme të lidhura

BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Aksidentet/ Grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

13:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
Para

Çmenduria e "Sulltanit", Erdogan fillon ndërtimin e një pallati të ri me kosto miliarda euro FOTO)

TË GJITHA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025

Aksidentet/ Grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

13:18 : 28/10/2025

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com