• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tarifat e Përmbaruesve/ Dyshja Ahmetaj-Gjonaj kundër parimeve të BE-së (Dokumenti)

19:25 : 05/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Dy ministra të rëndësishëm të qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj dhe Etilda Gjonaj, kanë vendosur të godasin rëndë profesionistët e lirë të përmbaruesve privatë, duke marrë një qëndrim të kundërt edhe me parimet ndërkombëtare.

Një udhëzim, i firmosur në mungesë të plotë transparence nga dyshja Ahmeta-Gjonaj, ka vendosur uljen e ndjeshme të tarifave që përfitojnë përmbaruesit privatë për shërbimet e tyre. Ky vendim shkon në favor të lobit të bankave të nivelit të dytë, të cilat kanë arritur të “bindin” ministrant për të shkatërruar sistemin e përmbaruesve privatë.

Diskutimet për tarifat e përmbaruesve privatë kanë nisur në pranverën e vitit 2018. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë ka qenë pjesëmarrës aktivë në diskutimet si për ndryshimet ligjore për këtë shërbim të posaçëm, në kuadër të Reformës në Drejtësi, po ashtu edhe për sistemin e tarifimit.

Në më shumë se një rast, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë ka kundërshtuar draft-udhëzimet për uljen e tarifave për shërbimin e tyre, si edhe ka denoncuar ndërhyrjet abuzive të disa bankave të nivelit të dytë, të cilët kanë përdorur të gjithë “arsenalin” e tyre për të sfumuar rolin e përmbaruesve.

Në krah të Përmbaruesve Private shqiptarë është vendosur edhe Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Presidenti i Unionit, Marc Shmitz, në një letër drejtuar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mesin e Gushtit 2018, ka renditur një seri rekomandimesh dhe zgjidhjes së debatit ndërmjet qeverisë e përmbaruesve shqiptarë, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, të njohura edhe nga Bashkimi Europian.

Lexo edhe:

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Në letrën e tij, Shmitz shprehet, ndër të tjera: “…Fatkeqësisht, duket sikur Qeveria dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ndajnë mendime të ndryshme. Ne sugjerojmë me bindje që kjo situatë ku, ushtruesit e profesionit të përmbaruesit dhe aktorët qeveritarë ndahen nga një hendek mosmarrëveshje në lidhje me një akt nënligjor, duhet të zgjidhet me diskutime, mirëkuptim dhe bashkëpunim…”.

Më tej, Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve shprehet i gatshëm që të luajë rolin e “arbitrit” ndërmjet palëve shqiptare, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira. “…Unioni Ndërkombëtar (UIHJ) është i gatshëm të jetë promotori dhe ofruesi i zgjidhjeve ligjore mbështetur në parimet Europiane. Ne mundemi të vëmë në dispozicionin tuaj të gjitha instrumentet akademike, shkencore, por edhe krahasuese statistikore mbështetur në përvojën e mbi 90 shteteve. UIHJ ka një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore, UNCITRAL-i, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Europian dhe Konferenca e Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private. Ne jemi anëtar aktiv i këtyre organizatave dhe kemi marrë pjesë e bashkëpunuar me këto organizata në projekte të reformave ligjore në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm në shumë shtete. Këto reforma ligjore përfshijnë dhe vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm tarifor për përmbaruesit gjyqësorë”.

 

Pra, duket qartë që aktorë ndërkombëtarë kanë pasur vullnetin e plotë për t’u siguruar autoriteteve shqiptare një ekspertizë të thelluar. Për më tepër, kjo ekspertizë është e bazuar edhe në dokumenta ndërshtetërorë, të pranuar edhe nga Shqipëria. Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve Privatë, nëpërmjet presidentit të tij, i kujton ministrave Ahmetaj e Gjonaj edhe detyrimet që ka shteti shqiptarë përballë akteve shumëpalëshe.

“Parimet e Kodit Global të Ekzekutimit të Detyrueshëm dhe vetë ky dokument i prezantuar më 6 Qershor 2015- shprehet presidenti i UIHJ, Shmitz,- janë pranuar gjerësisht nga të gjitha organizatat, përfshirë Bankën Botërore, dhe është një nga dokumentet e përshëndetura nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian sa i përket profesionit të përmbaruesit gjyqësor. Ky dokument është prezantuar edhe në Shqipëri nga ish Presidentja e UIHJ-së, znj. Françoise Andrieux”.

Në vijim, kreu i Përmbaruesve Privatë Botërorë rithekson angazhimin e tij për të ndihmuar autoritetet shqiptare. “Sa i përket debatit aktual mbi tarifat e shërbimit përmbarimor privat, ne mund të ofrojmë gjithë përvojën tonë që mbështetet në materiale studimore dhe statistikore të shteteve të Europës por edhe të rajonit, apo sistemeve përmbarimore që përafrohen me atë të Shqipërisë”.

Kjo letër e detajuar, e shoqëruar edhe me një Manual që aplikohet në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, i janë vënë në dispozicion ministrave Ahmetaj dhe Gjonaj në dt. 20 Gusht 2018.

Por, i gjithë investimi i Unionit të Përmbaruesve Ndërkombëtarë nuk është marrë aspak parasysh nga dy ministrat, të cilët, vetëm një javë më pas, në dt. 29 Gusht 2018, kanë nënshkruar Udhëzimin që rrëzon sistemin aktual të tarifimit, duke cënuar rëndë profesionin e lirë të Përmbaruesit Privat Gjyqësor.

Ky Udhëzim, nga ana tjetër, shkon në drejtim tërësisht të kundërt me standartet ndërkombëtare, të njohura nga Bashkimi Europian, strukturë ku qeveria “Rama” flet përditë se dëshiron të integrojë vendin.

Etiketa: arben ahmetajEtilda Gjonajpermbarimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

21:18 : 30/05/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

19:57 : 11/04/2025
AKTUALITET

U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka”

13:20 : 02/04/2025
AKTUALITET

“Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka?

15:42 : 27/03/2025
AKTUALITET

Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, një teatër i orkestruar nga Rama! Fut më shumë frikë brenda partisë

16:09 : 24/03/2025
AKTUALITET

Ylli Rakipi: Ahmetaj ju quan organizatë kriminale! Blendi Klosi: Ehu tani…, nuk kam opinion

08:37 : 11/03/2025
Para

Aksident i rëndë në Durrës, një i vdekur, policia jep detaje për ngjarjen

TË GJITHA

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025

Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 31/05/2025

Kohë për plazh! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 31/05/2025

Horoskopi, 31 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com