• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot, dy vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Jeta dhe vepra e humanistes shqiptare

09:37 : 05/09/2018
në AKTUALITET

Sot shënohet 2 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe që në Shqipëri është festë zyrtare.5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Kush ishte Tereza e Kalkutës?

I thonë e Kalkutës. Po është edhe krenaria jonë! E Shqipërisë. E shqiptarëve! Ikonë feje për ne e për gjithë botën! E pohoi vetë, gjithnjë, me plot gojën “me gjak jam shqiptare!”. E shqiptarja 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t’u bërë misionare, hyri në insititutin e Motrave të Zojës Loretos, ku mori emrin motër Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishti Fëmijë. As që i shkonte mendja asokohe se me të, Kisha do të kishte tri Shën Tereza të mëdha! U nis nga Shkupi – për në Irlandë e që aty, në Indi….

Misionaret e bamirësisë

Në vitin 1946, gjatë shtegtimit me tren, nëpër udhët e Indisë së largët, Nënë Tereza ndjeu “thirrjen në thirrje” që e nxiti të themelonte, katër vjet më pas, bashkësinë rregulltare të Misionareve të Bamirësisë, Kongregatë që do të njihej zyrtarisht nga kryedioqeza e Kalkutës.

Në botën e të varfërve

Në vitin 1948, motra imcake, gjithnjë me buzagazin e shndritshëm në fytyrë, veshi për herë të parë sarin bardh e blu e doli nga kuvendi, për të shkuar në periferitë e mjera të Kalkutës, pranë të varfërve më të varfër. Me Rruzare në dorë, u nis ta kërkonte e t’i shërbente Krishtit në njerëzit më të padashur, më të pakujdesur, më të flakur”. Pas pak shembullin e saj e ndoqën disa nga nxënëset. Njëra pas tjetrës… Derisa u bënë aq shumë sa “të pushtonin botën”.

Tërheq vëmendjen e botës

Pasi mori lejën nga Pali VI për ta shtrirë edhe përtej Indisë, veprimtarinë e Misionareve të Bamirësisë, popullariteti i motrës së vogël, me fe të fortë si shkëmbi, u përhap në të katër anët. Të gjithë shikonin sesi gruaja imcake, delikate, mbështjellë me sarin bardh e blu, po fitonte një nga një zemrat e gjithë njerëzve – e edhe zemrën e Botës! Besimtare e jo besimtare. E kjo bindje u thellua edhe më shumë, kur mediat nisën t’i kushtojnë vëmendje miqësisë së saj me Gjon Palin II.

Nobel për Paqen: Fjalim në mbrojtje të jetës

Admirimi për Nënë Terezën i kapërceu edhe kufijtë e fesë, aq sa shoqëria civile ta vlerësonte me Çmimin Nobel për Paqen, më 1979: “Për sherbimin në mes të të varfërve më të varfër”. Me këtë rast, e vetëdijshme se nuk po i fliste sallës, por vetë botës, Motra e vogël, gjithnjë buzagaze, e përdori fjalimin si mjet për t’i drejtuar njerëzve mesazhin kundër abortit. E famshme fraza: “Nëse një nënë arrin deri atje, sa të vrasë fëmijën e saj, e kush mund t’i ndalojë burrat t’ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?”. I madh, angazhimi i Nënë Terezës në favor të jetës, kundra abortit. Angazhim, që vijoi gjithë jetën. E nënvizoi edhe Gjon Pali II në homelinë me rastin e lumnimit: “Vijonte të thoshte – kujtoi Gjon Pali II – ‘Po të dëgjoni se ndonjë grua nuk do ta mbajë fëmijën e mendon ta abortojë, bindeni të ma japë mua. Unë do ta dua, duke parë në të një shenjë të dashurisë së Zotit”.

Lumnimi

Nuk kishin kaluar mirë as dy vjet pas vdekjes kur, me që fama e shenjtërisë së saj mori dhenë, Gjon Pali II lejoi hapjen e Çështjes së Shenjtërimit. Kështu, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e Lume. Në homelinë e rastit, Gjon Pali II theksoi: “Madhështinë e saj e shikojmë në aftësinë për të dhënë pa marrë asgjë, për të dhuruar “deri në dhimbje”. Gjithë jeta e saj ishte “Ungjill i gjallë” .

Trashëgimi i Motrës imcake, ikonë e dashurisë së krishterë

E gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës dëshmojnë gëzimin, që buron nga dashuria dhe vlerën e gjërave të vogla, të bëra me dashuri. E flasin edhe për pasurinë e pamasë, që i la trashëgim vendit ku pati lindur, Shqipërisë dhe mbarë botës. La pas motrat e saj, Misionaret e bamirësisë, që e mbajnë gjithnjë gjallë emrin e Nënës në mbarë botën! Kudo kalojnë engjëjt me sarin bardh e blu, aty është edhe Ajo. Sot më e fortë se kurrë, sepse ndërmjetësuese për të gjithë ne, nga qielli!

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Audiopërgjimi/ Denar Biba reagon sërish: Shumë zhurmë për asgjë. I kujton Bashës...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com