Figura e saj po i rikthehet ekranit. Moderatorja e famshme Luana Vjollca, është gati të filloj një sezon të ri me një spektakël televiziv.
Moderatorja ka publikuar në Instagramin e saj një video, ku paralajmëron rikthimin e saj në Top Channel me emisionin “Shiko kush luan”.
Pas një edicioni të suksesshëm sezonin e kaluar, moderatorja sërish vjen me të njëjtin emision të cilin pritet ta drejtojë çdo të shtunë.
Seksi dhe atraktive, në videot që ka publikuar në Instastory, Luana duket “vrasëse”.