• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD denoncon: Tenderat e luksit të Veliajt dhe UKT-së, rritën disa herë çmimin e ujit në Tiranë

13:36 : 01/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

‘Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë dhe e ndjejnë se Fatura e ujit të pijshëm po shtrenjtohet çdo vit, që kur qyteti drejtohet nga Erion Veliaj. Por, megjithëse paguajnë shumë herë më shtrenjtë, ujë të rrjedhshëm në rubinet nuk ka’.

Keshtu ka deklaruar sot deputetja e PD-se, Albana Vokshi, teksa gjate nje komunikimi per mediat, ka leshuar akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Sipas saj, Partia Demokratike disponon të dhëna se vendimi i Ujësjellësit të Tiranës për të blerë makina luksoze elektrike është korruptiv dhe për interesa biznesi që lidhen me atë vetë, miqtë dhe familjen e kryeministrit.

Deklarata e Vokshit 

Lexo edhe:

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë dhe e ndjejnë se Fatura e ujit të pijshëm po shtrenjtohet çdo vit, që kur qyteti drejtohet nga Erion Veliaj. Por, megjithëse paguajnë shumë herë më shtrenjtë, ujë të rrjedhshëm në rubinet nuk ka.

Çmimi bëhet disa herë më i shtrenjtë sidomos për ata qytetarë që e blejnë ujin në treg.

Erion Veliaj, i cili ka rritur taksat dhe tarifat, përfshirë edhe atë të ujit, ankohet se nuk ka para mjaftueshëm për ujësjellësin.

E vërteta është se Ujësjellësi i Tiranës, nën varësinë direkte të Erion Veliajt, ka parà, por, në vend që t’i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, Erion Veliaj i shpërdoron për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.

Në këtë tabelë, në një analizë shumë të thjeshtë, gjeni se ku shkojnë tenderat e ujësjellësit të Tiranës.

86 tendera nga 260 ose një në tre tendera jepet pa garë.

Vlera që do të kursehej nëse do të kishte garë të rregullt sipas ligjit është 2.4 milionë euro.

Por shpenzimet e luksit janë edhe më skandaloze.

73 tendera nga 260, ose 12.7 milionë euro, shkojnë për luksin dhe rehatinë e Erjon Veliajt dhe drejtuesve të UKT-së.

Erion Veliaj ka para për ujësjellësin, por në vend që t’i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, ka blerë këto ditë, 5 makina elektrike.

Ajo çfarë bie në sy janë specifikimet e ujësjellësit për aksesorët luksozë të makinave të blera, që nga pasqyrat me palosje elektrike deri tek sistemi i navigimit.

Partia Demokratike disponon të dhëna se vendimi i Ujësjellësit të Tiranës për të blerë makina luksoze elektrike është korruptiv dhe për interesa biznesi që lidhen me atë vetë, miqtë dhe familjen e kryeministrit.

Makinat elektrike me vlerë gati 40 milionë lekë secila prej tyre, pra shumë herë më tepër se çmimi i një makine të njëjtë por me çmim normal tregu, janë blerë tek miku i Edi Ramës, Agron Papuli, i cili ka qenë i vetëm në garë, sepse, sipas specifikimeve të Ujësjellësit, dhënia e miliona lekëve janë paracaktuar për makinat e Papulit. Ky është i njëjti përson të cilit policia i mori me qera disa makina pak kohë më parë për 1.8 milionë euro të tjera. Ky është financuesi i Edi Ramës, të cilit i ka dhënë 17.3 milionë euro nga buxheti vetëm për blerje makinash
Erion Veliaj duhet të tregojë a është blerja e këtyre makinave dhe plani për autobuzët elektrikë, pjesë e aferës me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, për të siguruar karikimin e automjeteve elektrike në pikat e kontrolluara nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama?!
Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë për faturat e ujit të pijshëm, sepse Erion Veliaj nuk blen vetëm makina elektrike për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, por për të pasuruar edhe vëllain e Drejtorit të Rrugëve, tek i cili blen matësit e ujit të cilën qytetarët e Tiranës e paguajnë 56 mijë lek.

Erion Veliaj nuk e trajton veten njësoj si qytetarët e Tiranës, të cilët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, sepse investimet e Bashkisë mungojnë. Për zonën rezidenciale ku Erion Veliaj banon, Ujësjellësi ka investuar rreth 300 milionë lekë që Erion Veliajt të mos i mungojë uji në shtëpinë e tij luksoze.

Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryebashkiak të korruptuar, prioriteti kryesor i të cilit është pasurimi i shpejtë nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026
AKTUALITET

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
BOTA

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026
Para

I riu tregon si shpëtoi 25-vjeçaren nga mbytja, Rama e ‘zhvesh’ live: Shikojeni sa e ka gropën

TË GJITHA

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş