• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Mbreti lakuriq

16:07 : 31/08/2018
në OP-ED

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

Zjarre, protesta dhe tensione në Ballkan, Balkan Insight: Ndërpritet sinjali i News 24 në Shqipëri

Ilir Kalemaj

Shirat e paralajmëruar të verës qëlluan një profeci e parealizuar. ‘Gusht dhe gunë’ thoshin të parët por i nxehti afrikan ka marrë tashmë të tatëpjetën, pa fund në horizont. Ngjashëm me të përpjetën që kanë marrë refugjatët e gjorë që në përpjekje për të kapur El Doradon europiane, fakti i degdis në këtë yrt të shkretë të Ilirikut me ftesë të pakërkuar të vetë atij, që është siç do e quanin miqtë tanë amerikanë “jack of all trades, master of none”. I cili edhe në piskun e vapës, shëtit nëpër qendrat e “Rilindjes Urbane” me yamamotot veshur që gojët e liga i quajnë brekushe dhe me aplikacion në dorë u tregon fshatarëve të rreshkur videot e rrugëve virtuale të kuruara me gjeometri euklidiane. Ose u bën thirrje aplikuesve të përjetshëm të zyrave të punës të denoncojnë te portali i Shqipërisë që (nuk) duam, çdolloj sjelljeje qafiri të pandreqshëm që t’ia zbusë kurrizin paq në mbledhjet kolektive pas dacibaove që kanë ardhur në vëmendjen e të Drejtit.

Herë-herë, i rreptë në kërkesë-llogari por edhe i gjerë kur fjala bie, pas ndryshimeve të njoftuara muaj më parë, i rikonfirmon kolltukofagët ministra dhe bash niset për resme-n me Ronaldon, me kostum zyrtar kësaj here, jo si ato samitet e mërzitshme të BE-së dhe NATOs ku atletet e lezetojnë dhe i japin ngjyra ndryshe duke kontrastuar me gri-në e përzishme të homologëve që tjerrin veç çështje serioze. Tabiate të “Demokracisë së Vitrinës” kjo, ku bashkë me sivëllezës fasadistë të rajonit kanë ditur me i’u shmang me stil detyrimeve kontraktuale të skifterëve europianë.

Akoma më kuller duket për së largu edhe kur mungon ndoca ditë dhe e zëvendëson ekraneve të përnatshme “doppelganger”-i i tij i preferuar, kryebashkiaku trendy kullabërës i Tiranës, delfini mëngëpërveshur dhe i papërtueshëm për urdhrat prore të shefit të tij të naltë. Dhe kur kthehet me zë dhe bujë deklaron shifra rekord të rritjes së turistëve (paçka se një e treta vijnë nga Kosova që u’a ngriti gardhin dhe grackën e gjobës bash në Kukës) dhe ulje të krimit (ku këtu ja prish një vrasje haluçinante dhe tonelatat me hashash që vijojnë të kapen nga fqinjët italianë), duke premtuar se ai bypassi i Fierit do bëhet pasi jenë harxhuar këto 770 milionë euro për katër rrugë me PPP (partneritet pirat-plaçkitës) që janë dhënë deri tani. Mesatarja prej 10 milionë euro km2 nga 1 milionë që ka qenë 10 vjet më parë, pra rritje 10-fish justifikohet me ritmet e zhvillimit që ka vendi.

Ritme të jashtëzakonshme këto paçka se vijojmë çudi, çudi, të jemi të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sidomos kur e masim me fuqinë blerëse, por ndër të parët për korrupsionin më të lartë, të fundit për investimin në kërkimin shkencor dhe inovacionin, por më të përmendurit për krimin e organizuar, të parët në Europë për numër emigrantësh dhe azilantësh që janë larguar këto 5 vjet por kompesojmë duke pasur mijëra studentë më pak në shkollat e larta dhe dhjetra mijëra më pak në sistemin parauniversitar, të parët në Europë që shpenzojmë pjesën më të madhe të të ardhurave mujore për ushqim, por të fundit në kontinent për pensionet duke na lënë mbas dhe Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Të parët për bashkëjetesën e shkëlqyer fetare dhe mungesën e luftë-nxitjes në një rajon fuçi baruti, por ndër të fundit në rrugën plot pengesa për integrim. Të parët në ngrefosje por të fundit në menaxhimin e plehrave. Të parët për numër sipërmarrësish

individualë dhe të vet-punësuar por të fundit përsa i përket ndihmës nga shteti, qoftë në ndihmë ekonomike, aftësim profesional apo punë-gjetje nga zyrat e mbaruara të punës. Të parët në eksport truri dhe të fundit në drejtim. Paçka se e quajnë drejtimi i duhur!

 

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025
AKTUALITET

Zjarre, protesta dhe tensione në Ballkan, Balkan Insight: Ndërpritet sinjali i News 24 në Shqipëri

21:10 : 11/08/2025
BOTA

Trump vendos taksë 15% për çipet në Kinë, Nvidia dhe AMD i kalojnë fitimet qeverisë

21:07 : 11/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Tragjas, Lukovë dhe Bolenë, Policia arreston një të dyshuar, nën hetim dy të tjerë

21:06 : 11/08/2025
BOTA

Çfarë kërkon Putin nga takimi me Trump-in që do mbahet në Alaskë

20:53 : 11/08/2025
SHOW BIZ

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

20:41 : 11/08/2025
Para

Zyrtare/ Eros Grezda te Rangers, klubi skocez dhe shqiptari firmosin për 4 vite

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025

Zjarre, protesta dhe tensione në Ballkan, Balkan Insight: Ndërpritet sinjali i News 24 në Shqipëri

21:10 : 11/08/2025

Trump vendos taksë 15% për çipet në Kinë, Nvidia dhe AMD i kalojnë fitimet qeverisë

21:07 : 11/08/2025

Zjarret në Tragjas, Lukovë dhe Bolenë, Policia arreston një të dyshuar, nën hetim dy të tjerë

21:06 : 11/08/2025

Çfarë kërkon Putin nga takimi me Trump-in që do mbahet në Alaskë

20:53 : 11/08/2025

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

20:41 : 11/08/2025

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

20:37 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com