• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Prokuroria hap hetim për Salvinin, ministri kërcënon BE-në dhe injoron: Është ‘medalje nderi’

09:30 : 27/08/2018
në BOTA

Matteo Salvini jeton nga provokimet. Por në rastin e anijes “Diciotti”, ministri i Brendshëm i Italisë shkoi shumë larg. Drejtësia po heton tani kundër tij.

Pas dramës për emigrantët që nuk lejoheshin të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”, organet e drejtësisë italiane kanë nisur hetimet ndaj ministrit të Brendshëm Matteo Salvini. Salvini akuzohet për shpërdorim detyre dhe privim lirie.

Salvini konfirmoi se ndaj tij po hetohet, sepse në mes të muajit gusht ai kishte urdhëruar që njerëzit që shpëtoheshin nga anijet në Detin Mesdhe duhet të lejohen të zbresin nga bordi i anijeve, vetëm pasi shtetet e tjera evropiane të kenë rënë dakord që të pranonojnë disa emigrantë. Pas një sërë ditësh diskutimesh të kota mes vendeve të BE-së, Shqipëria, Irlanda dhe Kisha Katolike në Itali ranë në fundjavë dakord të strehojnë 140 emigrantët e mbetur në anijen “Diciotti”.

Salvini: Hetimet “medalje nderi”

Lexo edhe:

Dorëheqja e Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

Salvini e kritikoi ashpër hapjen e hetimeve të prokurorisë Agrixhentos kundër tij: “Është e pabesueshme të jetosh në një vend ku dhjetë ditë më parë u rrëzua një urë nën të cilën vdiqën 43 vetë dhe askush nuk po hetohet” tha ai në një miting në Pinzolo, në Italinë e Veriut. “Dhe prokuroria heton kundër një ministri që do të mbrojë kufijtë e vendit të tij. Ky është turp.”

Para turmës që duartrokiste, ai vazhdoi,” Ju keni një qeveri që do t’i mbrojë qytetarët italianë deri në fund.” Ministri i Brendshëm italian i quajti hetimet kundër personit të tij si një “medalje nderi”. Shifra e sondazheve pro Salvinit janë rritur ndjeshëm që kur qeveria e re mori detyrën në qershor.

Falënderim për Irlandën dhe Shqipërinë

Salvini falënderoi qeveritë e Irlandës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e tyre për të pranuar një pjesë të emigrantëve. Franca, nga ana tjetër, duhet të ketë turp që nuk pajtohet me shpërndarjen e tyre, tha ai.

PrevNext
1 / 2

Ndërsa Bashkimi Europian bëri thirrje për një zgjidhje afatgjatë për çështjen e migracionit. Komisioneri i Punëve të Brendshme të BE, Dimitris Avramopulos, tha se e përshëndet zgjidhjen që u gjet për emigrantët dhe që ata tani lejohet të zbresin nga bordi i anijes për t’u trajtuar. Kjo u bë e mundur falë solidaritetit përtej kufijve dhe vendeve. “Por ne nuk mund të presim gjithmonë këtë lloj solidariteti të rastësishëm. Ne duhet të ndërmarrim masa strukturore.”

Kërcënime ndaj BE-së

Qëkurse qeveria mes Lega dhe Lëvizjes Pesë Yje erdhën në pushtet tre muaj më parë, Italia po ndjek një kurs të ashpër kundër migracionit dhe bën presion mbi BE. “Kjo qeveri ndjek një politikë rigoroze dhe koherente të migracionit, dhe nuk i lë vetëm njerëzit në gjendje kritike apo rrezik jete,” tha kryeministri Giuseppe Conte në një deklaratë, duke ju referuar vendimit për t’u lejuar refugjatëve të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”.

Italia dhe Malta po përpiqen vazhdimisht për të negociuar një zgjidhje me disa nga shtetet e BE-së, si Gjermania apo Franca. Por në rastin e anijes “Diciotti”, frontet mbetën të ngurtësuara.

Ndërkohë qeveria italiane vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit të mosmarrëveshjeve me BE-në për migracionin. Ajo deklaroi se do të ndalë pagimin e kontributeve në arkat e BE-së, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve në vende të tjera. “Linja e butë nuk funksionon më, tani do të ndjekim linjën e fortë, nuk do të paguajmë fondet në qoftë se ata nuk dëgjojnë”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio. Me rreth 20 miliardë euro, Italia është kontribuesja e tretë më e madhe në BE, pas Gjermanisë dhe Francës./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dorëheqja e Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

14:06 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër! Familjarët gjejnë të pajetë trupin e 40-vjeçarit afër banesës

14:02 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025
BOTA

Triumfi i heshtur i Mbretit Charles III

13:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025
Para

VIDEO/Luana Vjollca deklaron: Nuk ka kohë as për të fjetur.Diçka e madhe..

TË GJITHA

Dorëheqja e Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

14:06 : 17/09/2025

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025

E rëndë në Shkodër! Familjarët gjejnë të pajetë trupin e 40-vjeçarit afër banesës

14:02 : 17/09/2025

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025

Triumfi i heshtur i Mbretit Charles III

13:38 : 17/09/2025

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025

Qeveri e vjetër me program të vjetër/ Ja çfarë ripremton Rama

13:14 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com