Emocione dhe spektakël sidomos në 15 minutat e fundit të sfidës mes Newcastle dhe Chelsea-t, të zhvilluar në “St. James Park”, aty ku u përballën dy ish-trajnerët e Napolit, Rafa Benitez dhe Maurizo Sarri. Blutë e Londrës fituan 1-2 mes drithërimash, falë një autogoli të Yedlin 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Sfida u luajt e ekuilibruar deri në minutën e 76-të, kur Eden Hazard realizoi një 11-metërsh të fituar nga Marco Alonso.
7 minuta zgjati avantazhi i parë i Chelseat, pasi Joselu devijoi drejt rrjetës topin e krosuar nha Yeldin nga krahu u djathtë.
Skuadra e Benitez nuk u pajtua me barazimin dhe u hodh në sulm për të rrëmbyer fitoren, që e arriti fali devijimit të pafat të Yedlin në portën e tij.
Start perfekt i Sarrit në krye të Chelsea-t në Premier League, ku ka arritur të marrë tri fitore në po kaq ndeshje, duke iu bashkuar Liverpoolit dhe Watfordit në krye.
Pak me herët Watfordi arriti të mposhtte 2-1 Crystal Palace, duke shënuar startin me të mirë në histori me tri fitore radhazi në premier, ndërsa Fulhami mposhti 4-2 Burnley-n.