Është rikthyer në Youtube kënga ‘Paradox’ nga Naser Berisha.
Ky projekt muzikor është publikuar dje ndërsa mëngjesin e sotëm ishte fshirë nga ky kanal zyrtar.
‘’Nuk kam njohuri por e di se është larguar nga Youtube. Do ta provojmë edhe njëherë në 12 ta publikojmë me një link të ri’’, ishin fjalët e tij.
Kujtojmë se kënga u rikthye me link të ri dhe klikimet nisin nga zero.
Ky projekt muzikor është me temë sociale ku paraqet realitetin e ndodhur në Kosovë kurse klipi është realizuar në qytetin e Gjilanit.













