Policia kufitare ka kapur në hyrje të qytetit të Bilishtit gjashtë klandesinë të huaj.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 22.08.2018, në hyrjen e qytetit të Bilisht, shërbimet e kufirit, kapën 6 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.