“10 milionë eurot e autostradës Tiranë-Elbasan, që çimentuan miqësinë familjare të Taulant Ballës me trafikantin e drogës”

Partia Demokratike ka zbuluar sot të tjera fakte, dhjetë milionë euro, që e kanë çimentuar miqësinë familjare të kreut të Grupit Socialist, Taulant Ballës, me biznesmenin trafikant droge Edmond Bego. Këto miliona, përveç 1 miliard lekëve për nënstacionin e Librazhdit, janë përfituar nga firma e tij si nënkontraktore në ndërtimin e autostradës Tiranë-Durrës gjatë 3 viteve të fundit.

Ja ç’deklaroi sot deputeti Gent Strazimiri nga selia e PD-së:

T”re vjet më parë si në këtë kohë, i shtrënguar nga presioni ndërkombëtar, Edi Rama u detyrua të nxirrte një nga një kriminelët e tij nga parlamenti. Por kjo ishte vetëm fasada sepse bashkëqeverisja e Ramës me krimin mbetet e pacenuar dhe Shqipëria mbetet parajsë e krimit të organizuar. Kjo qeveri ka vënë Buxhetin e Shtetit në shërbim të trafikantëve të drogës, të vrasësve, të dënuarve për përdhunim.

Dokumenti që PD-ja publikoi dje për tenderin 1 miliardë lekë që miku trafikant droge i Taulant Ballës fitoi në Librazhd dy muaj më parë, është vetëm një nga shumë dokumentat që provojnë sesi taksat e shqiptarëve shkojnë për pasurimin e një grushti kriminelësh të lidhur me pushtetin.

LEXO EDHE  Plagoset me armë 26 vjeçari, niset në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës

Talant Balla hesht për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë se është ky personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses miliona euro është burimi i miqësisë familjare që Balla ka me ish-anëtarin e bandës së Lushnjes, që dikur luante futboll me koka të prera.

1 miliard lekë të dy muajve më parë janë shumë pak në krahasim me paratë e siguara vitet e fundit jo nëpërmjet tenderave publikë, por si nënkontraktues i firmave private që detyrohen nga i pushtetshmi i PS-së t’ia kalojnë paratë, kompanisë së trafikantit të drogës.

Rasti më frangrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit.  PD ka vërtetuar se kompania Inerte Expres e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Ballës ka përfituar dhjetë milionë euro, që nga 2015 e deri më sot, nga taksapaguesit shqiptarë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here