Patris dhe Tuna janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it.
Prej më shumë se një viti janë bekuar me një djalë të cilin e kanë quajtur Tian.
Tashmë jeta e tyre i dedikohet plotësisht më të voglit të familjes.
Këngëtarja e njohur shpesh ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj në “Instagram “.
Një nga më të veçantët është edhe ai që tregon për kujdesin e partnerit të saj ndaj Tianit.
Si çdo baba edhe Patrisi nuk është perfekt në kujdesin ndaj djalit të tij.
Madje siç zbulon Tuna të vetmen herë kur për veshjen e të voglit kujdesit babai çorapet nuk janë të njëjta.
Kujdesi për një fëmijë nuk është edhe aq i lehtë sidomos për një mashkull!