• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Misra-shitësit që denoncuan falsitetin e Lali Erit

12:13 : 18/08/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një artikull i zgjeruar i agjencisë “Birn” mbi sjelljen e dhunshme të Bashkisë së Tiranës ndaj lule-shitësve ambulantë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të zyrës gjigande propagandistike të Erion Veliaj.

Shkrimi, i ri-publikuar kryesisht në median on-line që nuk gjenden nën kontrollin e “Lali Erit”, përfshirë edhe “Boldnews.al”, shkaktoi një reagim nervoz të popullit të internetit, të cilët, gjithësesi, kanë qenë dëshmitarë okularë të veprimeve absurde të policëve bashkiakë që rrëmbejnë me forcë tufat e sallatës, të qepëve e misrave nga shitësit e varfër që mbërrijnë në kryeqytet nga zonat periferike të Tiranës.

Erion Veliaj dhe zyra e tij e mbingarkuar me personel e Marrëdhënieve me Publikun, të mësuar me publikimin “on block” nga media tradicionale të çdo aktiviteti periferik të kryebashkiakut, tashmë e kanë humbur qetësinë.

Lexo edhe:

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

Gjatë orëve të fundit, mediat kryesore të vendit, ato që kanë gjetur gjuhën e “kompromisit” me Lali Erin, shfaqen informacione dhe mesazhe patetike në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Diku, Erion Veliaj rishfaqet me fëmijën rom të përfshirë në një incident fizik, të cilin e mori në krah për ta dërguar në spital, në ditët e para kur mori detyrën e Ministrit të Mirëqenies Sociale, në vitin 2013. Gazetarët e pranishëm në atë “ngjarje” e mbajnë mend shumë mirë se ky shoë i Lali Erit zgjati aq sa ai gjendej në fokusin e kamerave.

Këtë ngjarje, Veliaj e riktheu këto ditë, kur u shfaq në mediat ‘e tij”, sërish me të njëjtin fëmijë në krah, me shënimin përkatës mbi foto se ai djalosh, falë kujdesit të Bashkisë (nënkupto Veliajt), tashmë vijon një jetë normale, jashtë rrugës së lypjes.

Duket se nuk mjaftoi kjo foto për të zbutur mërinë e popullit të internetit mbi Veliaj. Ndaj, zyra e tij e propagandës shpërndau një foto, ku kryebashkiaku shfaqet me dorë në barkun shtatëzanë të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Këto janë momente të gëzueshme për çdo çift të ri. Por, nisur nga sjellja në vijimësi e Lali Erit, është e qartë se këto lloj fotosh janë të gjitha në funksion të imazhit publik. Në fakt, përtej kënaqësisë së lindjes së një fëmije, diçka e tillë nuk lidhet me menaxhimin publik të qytetit. Ndaj, shumëkush që, në këto ditë vape shpreson për më shumë ujë në rubinetat e tij, nuk duket se ka interes të ndjekë javë pas jave ecurinë e shtatëzanisë së bashkëshortes së kryetarit të dyzet e dytë të Bashkisë së Tiranës.

Nuk mjaftuan këto imazhe fëmijë-dashëse të kryebashkiakut Veliaj për të zbutur irritimin mbi sjelljen e vartësve të tij kundër fshatarëve të varfër që shesin dy-tre tufa sallatë e misra? Atëherë, Propaganda e Bashkisë i rikthehet sërish pamjeve të inagurimeve me kaseta të gatshme për televizionet kryesore në vend.

Gjatë ditës së Enjte, Veliaj u shfaq në media duke përuruar sistemin e 30 metrave rrugë, për të cilën, mediat pranë tij, nuk hezituan ta identifikonin si “rrugica pranë shtëpisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha”.

Edhe kjo përçapje rezultoi e pasuksesshme. Pikërisht, komentet e qytetarëve në mediat pranë qeverisë e “ftonin” Erion Veliajn që të inaguronte edhe kompleksin e kullave, për të cilat ai vetë ka dhënë leje pak metra pranë asaj rrugicë që ai paraqitej si “inagurues”.

Gjithësesi, kjo ishte dita e tretë e çudisë. Shumë shpejt, mekanizmi media-bllokues i Lali Erit do të vijojë të bombardojë publikun me hiç-punë që shiten si super-punë. Ndërkohë, bashkiakët e tij do të vijojnë të luajnë rolin e të fortit me më të dobëtit, ata që i afrohen rrugicave të Tiranës për të shitur prodhimet e bahçeve të tyre, me shpresën e mbijetesës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025
BOTA

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

08:30 : 19/06/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Kurtit/ Flet 13-vjeçarja që u bë nënë: Të gjithë ne martohemi të vogla

08:27 : 19/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

08:18 : 19/06/2025
AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 19/06/2025
Para

Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

TË GJITHA

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

08:30 : 19/06/2025

Arrestimi i Kurtit/ Flet 13-vjeçarja që u bë nënë: Të gjithë ne martohemi të vogla

08:27 : 19/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

08:18 : 19/06/2025

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 19/06/2025
rama inflacion

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

08:10 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com