• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Telegrami ditën e masakrës/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë…

12:24 : 17/08/2018
në NDRYSHE

“Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit… Mendimi ynë është se ata e mbyllnë në shënjë zije… të mirret një masë e reptë duke u mbyllur fare ky gjimnaz…”

4 marsi i 1946 në Shkodër ishte një ditë zie. Atë ditë në orën 5 të mëngjesit regjimi komunist kishte pushkatuar pranë varrezave të qytetit atë Giovanni Fausti e Atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Xhakon Mark Çuni, Atë Gjon Shllaku, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi. Gjashtë martirët e lartpërmendur, u akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar.

Por krerët e regjimti komunist nuk ishin ende të kënaqur me krimin e tyre. Ata nuk donin që të mbahej zi në Shkodër pas kësaj masakre. Në një telegram të shkurtër dërguar Koçi   Xoxes, po atë ditë Spiro  Pano shkruan me indinjatë se në shenjë zie ata kishin mbyllur Gjimnazin jezuit. Menëjherë pas kësaj komunistët kishin thirrur për të dhënë llogari rektorin e gjimanizit jezuit dhe sipas telegramit ai kishte thënë se ishte ditë karnavalesh dhe mbyllej çdo vit. Por komunistët nuk e besonin këtë gjë dhe siç shkruan në telegram Spiro  Pano kjo ishte bërë me siguri në shenjë zie ç’ka synonte sipas tij, të ngjallte e të forconte indinjatën e popullsisë shkodrane.  Për tu hakmarrë ndaj këtij veprimi Spiro  Pano propozonte  që të merreshin masa ta mbyllnin fare këtë gjimnaz.

Më poshte “Kujto.al –Arkiva e Viktimave të Komunizmit” sjell tekstin e plotë të telegramit dërguar Koçi Xoxes  ditën e masakrës ndaj klerikëvë katolik si dhe faksimilen e dokumentit.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Telegrami

Nr. 174

4.III.46

Koçi  Xoxe

Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit. Ku u thir nga Pushteti rektori tha se e kemi mbillur me rastin e karnavalevet dhe se kjo bëhet çdo vit. Mendimi ynë është se ata e mbyllnë në shënjë zije pse e tillë është dhe propaganta e tyre në popullsinë Katolike. Ne vazhdojmë me demaskimin e këtyre parullave e veprimeve po është mirë të mirret një masë e reptë duke u mbyllur fare ky gjimnaz.

Spiro  Pano

***

(Në foto: Klerikët duke i çuar në sallën e gjyqit)

Kush ishin 6 të pushkatuarit: 

Atë Daniel Dajani S.J.

Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.

Atë Giovanni Fausti S.J.

Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.

Atë Gjon Shllaku ofm:

Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Holandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.

Mark Çuni, seminarist

Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.

Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë nga regjimi komunist pse deshën Krishtin.

Marrë nga Kujto.al/ Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

“Këtu komandoj unë, jeni këlyshët e mi”, kapoja shqiptar i pamëshirshëm. Si u justifikua në gjyq

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com