• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tradhëtia e Trumpit dhe e ardhmja e Bashkimit Europian

12:14 : 16/08/2018
në BOTA

Nga Alon Ben-Meir

Çdo President i Shteteve të Bashkuara, nga Truman tek Obama, e ka nderuar dhe është krenuar me kontributin historik të Amerikës në rindërtimin e Europës nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, gjë që çoi në themelimin e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Ata e bënë këtë, si një dëshmi të madhështisë së Amerikës, duke ndriçuar si fanarë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duke frymëzuar shumë kombe të tjera për ta kopjuar SHBA-në. Aleatët në të dy anët e Atlantikut, qëndruan bashkë për atë që është e drejtë dhe morale. Dhe kjo, derisa president i Shteteve të Bashkuara u zgjodh Donald Trump.

Në pak kohë, Trump e ka tronditur këtë aleancë unike dhe të suksesshme, duke vënë në pikëpyetje vlerën e NATO-s, teksa ka poshtëruar udhëheqësit e saj. Ai është i prirur të ndajë Europën, dhe ta nënshtrojë ndaj diktatit të SHBA-së së tj, apo edhe të armikes më të egër të Perëndimit, Rusisë së Vladimir Putinit.

Lexo edhe:

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

Tradhtia e Trump ndaj aleatëve tanë europianë, do të kujtohet si kapitulli më i errët në historinë e aleancës së NATO-s, dhe nuk do të korrigjohet për aq kohë sa në pushtet do të jetë Trump. Respekti i pakursyer i Donald Trump ndaj armikut kryesor të Perëndimit – Putinit – ishte pa dyshim i neveritshëm dhe i çuditshëm, në mos një tradhti e hapur.

Një mundësi historike

Për shkak të kësaj sjelljeje kaotike, Trump i ka dhënë tashmë një mundësi historike Bashkimit Europian, që të rivlerësojë rolin dhe angazhimin e tij ndaj aleancës së saj me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa BE-ja duhet të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur integritetin e aleancës, ajo duhet të përpiqet që t’i japë fund varësisë psikologjike dhe emocionale të saj ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe të zhvendosë aleancën me Amerikën drejt një reciprociteti të objektivave strategjike.

Kjo do të thotë se BE-ja, duhet të jetë e përgatitur të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe të pavarur, kur kërcënohet interesi kolektiv i sigurisë kombëtare, me ose pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Brukseli, do të jetë shumë më i respektuar nga Shtetet e Bashkuara, dhe do të trajtohet si i barabartë duke kultivuar një qëndrim të pavarur, i cili duhet të mbështetet pavarësisht se kush ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.

Për këtë qëllim, BE duhet të zhvillojë vizionin e vet, se ku dëshiron të jetë në 15-20 vitet e ardhshme, dhe çfarë masash duhet të marrë për të ruajtur integritetin e aleancës europiane. Dera do të mbetet e hapur për udhëheqjen e Amerikës, por nën një president të arsyeshëm dhe parimor, i cili kupton vlerat e mëdha të aleancës.

Mbrojtja europiane

Por këtë herë, BE-ja duhet të ndërtojë mekanizmin politik dhe të mbrojtjes, me gjithçka që nënkupton qëndrimi më vete. Pavarësisht nga fakti që kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dredhuar deri më sot çështjes së mbrojtjes europiane, për shkak të historisë së turpshme të nazizmit, ajo më në fund ka arritur në përfundimin pas incidenteve të shkaktuara nga Trump, se është koha që komuniteti europian të kujdeset vetë për veten.

Mbi të gjitha, ajo i pason fjalët me vepra konkrete. Pavarësisht nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian duhet të forcojë aftësitë e tij ushtarake, dhe të ndërtojë një pengesë të besueshme kundër Rusisë. Si e tillë, BE duhet të mbetet forca ushtarake më e fuqishme në Europë brenda kornizës së NATO-s, dhe të ndajë të gjitha fondet e nevojshme në funksion të këtij qëllimi.

Në këtë drejtim, unioni duhet të rivlerësojë besueshmërinë e Turqisë si një anëtare në NATO, dhe nuk duhet të përjashtojë mundësinë e përjashtimit të saj nga aleanca, për aq kohë sa Ankaraja po sfidon Traktatin e NATO-s, po konsumon shkelje të saj të rënda të të drejtave të njeriut në vend, si dhe po flirton me armikun kryesor të Europës, Rusinë.

BE duhet të reformohet

Bashkimi Europian, duhet të konsolidojë gjithashtu institucionet e tij, duke e reformuar kushtetutën e tij, dhe veçanërisht proçesin e vendimmarrjes, për të miratuar në kohën e duhur politikat më efektive. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos tani që Brukseli përballet me trazirat në lidhje me Brexit, si dhe me mosmarrëveshjet e brendshme politike.

Për më tepër, BE duhet të ngerë një strukturë të përhershme financiare, që të adresojë nevojat e vendeve anëtare, të cilat përjetojnë vështirësi financiare, sikurse është Greqia. Bashkimi Europian, duhet të ngrijë integrimin e mëtejshëm të shteteve anëtare, deri në kohën kur të ketë realizuar shumicën e reformave të saj.

Ndërkohë, BE duhet të zhvillojë dhe ushqejë marrëdhënie me të gjithë kandidatët potencialë për anëtarësim, veçanërisht vendet e Ballkanit, për të frenuar ambicjet e presidentit turk, Erdogan, nga joshja e këtyre shteteve për të hyrë orbitën e tij islamike. BE, ka gjithashtu nevojë të përqëndrohet në zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pasi ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në Europë.

BE ka interesa të drejtpërdrejta strategjike dhe të sigurisë, për të luajtur një rol aktiv në kërkimin e një zgjidhjeje të konflikteve në Libi (një nënprodukt i rolit europian në rrëzimin e Gedafit), dhe Jemen, dhe me siguri duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, sado iluzive që mund të duket kjo e fundit.

BE-ja duhet të ndryshojë natyrën e marrëdhënieve me Afrikën jo thjesht nga donatori tek marrësi, por të luajë një rol të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendeve afrikane të pazhvilluara, jo vetëm sepse ka një detyrim moral që rrjedh nga kolonializmi, por për shkak se këto përpjekje i shërbejnë vetë interesave të sigurisë së BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e kontributit të gjerë financiar të BE-së ndaj Unionit Afrikan (mbi 3 miliardë dollarë që nga viti 2004), duhet t’i kushtohet projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm, për të ofruar mundësi punësimi, dhe për të fuqizuar komunitetet lokale. Kjo është mënyra më efektive, për të adresuar shkaqet rrënjësore të ekstremizmit të dhunshëm dhe emigracionit, prej të cilave unioni po vuan shumë.

Shënim: Alon Ben-Meir, është këshilltar në Qendrën për Çështjet Globale në Universitetin e Nju Jorkut.

/“The Globalist” – Në shqip nga bota.al/

Lajme të lidhura

BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025
HOROSKOPI

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

14:42 : 11/08/2025
AKTUALITET

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025
AKTUALITET

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025
AKTUALITET

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025
Para

I bën foto nudo, arrestohet gruaja

TË GJITHA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

14:42 : 11/08/2025

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com