Argjent Mustafa është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Mesfushori i lindur në Mitrovicë ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit vlonjat që në sezonin e ri pritet të jetë një ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion të Kategorisë Superiore.
26 vjeçari është një njohje në futbollin më të lartë në vend, pasi më parë është aktivizuar me skuadra si Besa, Partizani, Laçi, Tirana dhe Kamza. Nuk dihet se cila është kontrata e firmosur nga kosovari dhe shuma e cila do të përfitojë nga kjo kontratë në qytetin bregdetar.