919 banorë të fshatrave të Rrajcës dhe Skëndërbeut i janë drejtuar me një peticion kryeministrit Edi Rama.
Ata i janë drejtuar redaksisë së Dritare.net ku kanë dokumentuar të gjithë problemin e tyre, fotot dhe peticionin që ata kanë nënshkruar.
Banorët e këtyre fshatrave, shkruajnë se pronat e tyre po u vidhen nga puhstetarët të cilët banorët i përmendin me emra, dhe tregojnë se çfarë po bëjnë ata njëri-pas tjetrit, ku sipas tyre po kryejnë një krim, me pronat e tyre kadastrale të trashëguara nga të parët.
Banorët akuzojnë, kryetaren aktuale të Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, ish drejtorin e Zonave të mbrojtura Elbasan Fatmir Brazhda, drejtorin e përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Zamir Dedej, që sipas banorëve me firmat e tyre po u vjedhin atyre pronat dhe pasuritë që gjenden në to.
Banorët gjithashtu shprehen të shqetësuar për pasuritë minerale dhe bimore të cilat po grabiten.
Më poshtë Drtiare.net publikon letrën e plotë fotot dhe pjesë nga peticioni që banorët i kanë dërguar kryeminstrit.
Drejtuar : Kryeministërit të Shqipërisë Z.Edi RAMA
I nderuar z.Kryeminister
Ne 919 (nëntëqid e nëntëmbëdhjetë) firmëtarë te fshatrave te Rrajces dhe Skënderbeut po ju drejtohemi ju me anën e këtij peticioni ku duam të shprehim shqetësimin tonë lidhur me padrejtësinë e madhe që pushtetarë të këtij vendi po na bëjnë me pronat tona kadastrale të trashëguara në shekuj nga të parët tanë. Ajo që na bën të reagojmë ashpër është se pushtetarë të votuar nga Ne abuzojnë me votën tonë duke e keqpërdorur atë për qëllimet e tyre personale. Me vulën e shtetit vulosin dokumenta vetëm për të vjedhur e grabitur pronat tona kadastrale të cilat ndodhen si brenda kufirit shqiptar dhe vazhdojnë dhe në territorin e Maqedonisë. Në këtë tjetërsim dhe grabitje të pronave tona kadastrale janë përfshirë komisionerë të ndarjes së pronave ,punonjës të kadastrës ,kryetarë komunash ,kryetarja aktuale e Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, ish drejtori I Zonave të mbrojtura Elbasan z. Fatmir Brazhda, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit z. Zamir Dedej .
Kryetarja aktuale e Bashkisë znj. Miranda Rira që është edhe drejtuesja kryesore e aprovimit të kësaj grabitje e cila ,pa na pyetur fare ne si banorë as të zgjedhurit tanë vendor kryepleqtë dhe Këshillin Bashkiak, por me një dokument shkresor të lëshuar fshehurazi më datën 27.07.2017 me nr. protokolli 526/1 të firmosur dhe vulosur nga kryetarja dhe Administratori I saj jep të drejtën firmës në fjalë për tu futur dhe shkatërruar pronat tona kadastrale.Ku prej muajsh ky person me një brigadë njerzish nga fisi I tij shkuli nga rrënjët dhe përvetsoj gjithë bimët e rralla medicionale, përfshi këtu edhe bimën e shafranit , si bima më e shtrenjtë sot në botë, që në gjuhën e popullit këtu, njihet si lule kaçja. Jo vetëm kaq por mbas kësaj masakre, filloi ofensivën tjetër ku me katër traktorë e fadroma nisi shkatërrimin e lëndinës së rryenit tokës tonë kadastrale, që mbillej prej të parëve tanë elb, thekër dhe patate. Por duke qënë se fshatrat e kësaj zone nuk kishin asnjë mundësi tjetër për të mbarshtruar blektorinë u detyruan të lënë tokat e bukës kullotë të përbashkët pa ndryshuar aspak kufijtë ekzistues midis fiseve të vjetra Rrajcare. Çdo banor I kësaj zone ka të drejtë të lëvizin lirshëm në të gjithë teritorin për të gjitha hallet dhe nevojat që ai ka pa I thënë kush as gjënë më të vogël. Ky shkatërrim na ka lënë në rrugë të gjitha bagëtitë na kanë izoluar malin dhe ujin për bektorinë, por jo vetëm kaq por në këtë shkatërrim prej dhjetra hektarësh ka ndodhur edhe masakra më e madhe mjedisore në këtë zonë ku janë shkulur dhe vazhdojnë të shkulen nga rrënjët me mijëra bimë medicionale dëllinja e zezë.Gjithashtu në pronat tona ka ndërtuar objekt me bazamet betoni me arkitrarë metalikë e panele diellore ku vazhdon zgjerimin dhe ndërtimin e objekteve të tjera.
-ish Drejtori I zonave të mbrojtura Elbasan z. Fatmir Brazhda I cili mbasi ja arriti qëllimit me tjetërsimin e pronave tona kadastrale si shpërblim për misionin e kryer u emërua Drejtori I Hipotekës atë që tjetërsoi dhe grabiti tani ta hipotekojë.
-në këtë aferë i përfshirë edhe drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit z. Zamir Dedej I cili me firmën e tij ka aprovuar tjetërsimin dhe grabitjen masive të këtyre pronave shekullore dhe shkatërrrimin më barbar të mjedisit ku pajmet filmike e pasqyrojnë më mirë këtë masakër.
- Kryeministër
Ne Rrajca jemi nga fshatrat me numur më të madh të popullsisë në shkallë vendi dhe me sipërfaqe toke më të vogël për frymë të popullsisë 400m2 e cila shtrihet deri në lartësinë 1100m mbi nivelin e detit ku pjesa më e madhe ka një pjerrësi deri në 70. Dhe atë sipërfaqe toke që kemi një pjesë të saj na e ka zënë hekurudha dhe nuk kemi marrë asnjë lloj kompesimi .Një pjesë tjetër na e ka zënë liqeni,i cili ëshë i gjithi në pronat tona kadastrale dhe nuk kemi marrë asnjë lloj kompesimi dhe në vend që ta menaxhojmë Ne këtë pasuri e menaxhojnë të tjerë që skanë lidhje fare me Rrajcën
Uji I tunelit del në fshatin tonë dhe ne na thahen prodhimet ndërsa të tjerët që s’janë fare pjestarë të fshatit tonë njëri ka ndërtuar vaska peshku dhe tjetri ka ngritur e bën biznes me ujin Rrajca në fshatin tone;
Dogana e Qafë thanës është në pronat tona kadastrale të bashkëfshatarëve tanë ku shteti vjel çdo vit miliona euro dhe ne si fshat asnjë lloj të ardhure ,pronarët e kësaj prone asnjë lloj kompensimi, asnjë lloj ndihme por jetojnë në varfëri të tejskajshme . Në doganën e Qafë Thanës në vend që të kemi Ne prioritet për tu punësuar ,ajo mbahet padrejtësisht nga Bashkia e Pogradecit që s’ka lidhje fare me të , pasi pronat e tyre janë me kilomerta larg saj;
Mineralet kjo pasuri e madhe kombëtare po grabitet çdo ditë, ku fshatarëve tanë u kanë shkatërruar pronën dhe për ta asnjë lloj kompensimi apo favori për punsim. Vazhdon pa pushim në sinorët e Rrajcës nxjerrrja dhe grabitja e mineralit të kromit këtij metali të çmuar, këtë pasuri kombëtare që po e marrin vetëm një grusht njerëzish të pushtetshëm.Këto zullume I krijojnë në bashkëpunim me zyrat kadastrale ku I tjetërsojnë pronat duke përfituar e duke u mbështetur tek ligji famkeq 7501 që do të mbetet si ligji më I zi për kombin shqiptar pasi deri tani ka shkaktuar me mijëra viktima për pronat e tyre dhe pushtetarët e këtij vendi janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka sikur e gjithë popullsia të zhduket prej këtij ligji ,vetëm pronat e tyre që I kanë grabitur popullit të mos u preken .Pse duhet të zbatohet ky ligj në fshatrat tona të Rrajcës ku të gjithë banorët janë në tokat e tyre ,vetëm pak familje dallaverexhinjsh që nuk kanë marrë pronat e tyre se nuk u interesojnë , por kanë hyrë në pronën e të tjerëve duke bashkëpunuar me komisionerët dhe punonjësit e kadastrës. Specialistet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Mjedisit duhet te vijnë me harta në dorë dhe të ballafaqohen me Ne popullin e Rrajcës dhe Skënderbeut per rregulloren që përcakton qartë distancat midis pronës së fshatit,mushafit të fshatit dhe kullotës pyjore ,pasi vitet e fundit tendenca për grabitje po ben që emërtimi kullotë pyjore të na vijë në prag të derës dhe pylli që është mushaf I fshatit të quhet shtetëror .
- Kryeministër
Ne banorët e fshatrave të Rrajcës gjatë gjithë këtyre viteve të të ashtuquajturës Demokraci me mbi 4000 votat tona kemi bërë deputetë e të pushtetshëm gjithë jabanxhinjtë, pa asnjë lloj merite, vetëm për hir të partisë, dhe tani këta bukshkelur duan të na rrëmbejnë edhe kafshatën e fundit. Ka një vit që ziejnë fshatrat se grabitqarët po na tjetërsojë dhe grabitin pronat tona kadastrale ,po shkatërrojë kullotën e blegtorisë po na grabitin pyllin që e kemi ruajtur si sytë e ballit.Kur vjen fushata e zgjedhjeve nuk lenë gjë pa lëvizur, sa marrin votat e nuk I shikojmë më as në fshat as në parlament .
Pronat e vjetra të fiseve rrajcare po tjetërsohen dhe po na grabiten në mënyrë më masive të pa parë e ndier ndonjëherë. Pronat tona shiten, blihen, mbivendosen e tjetërsohen pa e ditur fare se kush janë drejtuesit e këtij tmerri të vërtet,këtë e kupton vetëm kur pronën tënde e mbizotëron tjetri që nuk ka patur lidhje fare as me fshatin e as me vendin.Kjo metodë ka vite që po vazhdon me pronat e rrajcarëve, atje ku pushtetari I vë syrin, kjo pronë do të tjetërsohet menjëherë duke u bërë biznes ,karburant, lokal apo fushë drush, apo diçka tjetër e më pas projekt ndërtimi ,dhe pronari I vërtetë bredh gjyqeve që të gjejë drejtësinë, por zaptuesi komandon dhe gjykatat.Kjo vazhdon për shumë familje rrajcare .
Z .Kryeministër
Rrajca shtrihet në juglindje të territorit shqiptar.Fati I keq I të parëve tanë që kanë jetuar në këto troje , ka qënë rruga hyrëse siç është ajo e Qafë Thanës që ndodhet në teritorin e këtij fshati , ku të gjithë pushtuesit e huaj që kanë shkelur teritorin Shqiptar nga kjo rrugë masakrat e para I kanë kryer mbi fshatin Rrajcë, dhe ky ka qënë shkaku që Rrajca është djegur e plaçkitur 3 herë brenda një gjysëm shekulli dhe themi se sipas tregimeve të të parëve tanë nuk do të ketë vend tjetër në territorin shqiptar më të barbarizuar sa Rrajca. Këta pushtues bënë krime ,barbari dhe u larguan ,por çfarë t’i bëjmë kësaj të ashtuquajturës demokraci, këtyre barbarëve të shekullit XXI që na janë qepur si shushunjat dhe po na pijnë gjakun çdo ditë duke na tjetërsuar dhe grabitur pronat , po na shkatërrojnë kullotat e blektorisë që I kemi në pronat tona kadastrale ,pyellin, ujin, dhe ku po shkatërrojnë në mënyrë të pa mëshirëshme bimët e rralla medicionale me të cilat , ne fshatarët e varfër kemi mbajtur familjet me bukë , duan të na rrethojnë me gardhe e të na rrijnë mbi kokë gjatë gjithë jetës ne dhe pasardhësve tanë.
Ne rrajcarët kemi të trashëguar në breza kulturën ,traditën ,bujarinë e mikpritjen .Kush pushtetar na e ka marrë për dobësi këto gabohet .Ne jemi fshat që asnjeherë nuk ju kemi sjellë shqetësime fqinjëve tanë, përkundrazi. Rrajcarët nuk e harrojnë masakrën e vitit 1924 kur burrat e rrajcës u prenë me sopata me burrat e Veleshtës dhe Belicës të cilët donin të merrnin Lëndinën e Rryenit , u vranë për këtë pronë dhe nuk e lëshuan. Ardhja e demokracisë na zuri në varfëri të madhe , problemi kryesor buka e gojës. Dyndja jonë drejt fshatrave të maqedonisë për bukë dhe punë qe fatale për një pjesë nga Ne .Shumë burra e djem të mitur që po ktheheshin për në shqipëri në afërsi të vijës kufitare u vranë dhe u plagosën nga ushtarët maqedonas , vetëm nga Rrajca vranë 9 djem pjesa më e madhe të mitur dhe u plagosën me armë 34 të tjerë të gjithë bijë nënash që varfëria për bukën e gojës ju kushtoj jetën .
Ne si firmëtarë ngrejmë pyetjen: Se si ka mundësi që qeveritë e shqipërisë ,parlamentet gjatë këtyre viteve që kanë kaluar nuk kanë ndërmarrë asnjë seancë të veçantë që ti kushtohej vrasjes dhe plagosjes së djemve të mitur të Rrajcës nga ushtarët maqedonas, të kërkohej ndëshkim dhe dëmshpërblim, në qoftëse ligjet ndërkombëtare lejonin një gjë të tillë, si për ato përtej kufirit me Maqedoninë edhe për ato në territorin shqiptar që t’ju lehtësohej sadopak dhimbja e madhe që po ju bren shpirtin çdo ditë këtyre nënave Rrajcare e më gjërë.
Ne territorin e kemi të gjithin të ndarë që nga të parët tanë si tokën ,kullotën pyllin ,burimet etj. Të gjitha me emrin e çdo pronari të fiseve të vjetra Rrajcare dhe si fshatra dhe si bashkëfshatarë kemi një harmoni të shkëlqyer,pavarësisht se në këto momente njerëz të veçantë e të veshur me pushtet për hir të interesit te tyre të ngushtë e personal , për tu pasuruar në dëm e në kurriz të të tjerëve po kërkojnë të na fusin në vëllavrasje . Këta njerëz I njeh mirë çdo rrajcar, si pushtetarë që vijnë e na mashtrojnë se po lëvrojnë fonde për rrugë ,ura e kanale dhe pa bërë 5 lekë punë I marrin përsëri fondet mbrapsh . Këta që kanë 20 vjet që na urojnë ta pini gëzuar ujin e burimit pa ngulur asnjë kazmë në të .
- Kryeministër
Lëndina e Rryenit që është thelbi I këtij peticioni që Ne firmëtarët e fshatrave të Rrajcës po ju drejtohemi. Është tokë kadastrale e trashëguar në shekuj nga të parët tanë e regjistruar në dokumentat e shtetit Shqiptar. Këto prona janë me emrat e fiseve të vjetra Rrajcare, të emërtuara sipas vendodhjes, formës natyrore që ato kanë ,apo me emërin e ndonjë objekti të veçantë që ndodhet në këto prona si brenda ashtu dhe jashtë kufirit shqiptar . Pronat fillojnë me emrat e tyre lugu i Bogdanit , sora e Miftarit, ara e Isufit, ara e Karajt ,ara e Malës ,ara e Maliqit,pyelli i Maliqit, ara e Beqos, lugu i Boxhës,guri i Barmallkut, Dashit, breg i Boxhës ,lugu I Males ,qarri i Allidrit,gropa e Stojnës ,ara e Miftarit gropa e Bredhit ,ara e Çollakut,ara e Çakos gorrica e Barmallkut, Dashit,lugu i akos,ara e Dremallës,lugu i Rirës, gorrica e Dremallës,ara e Gegës,,ara e Beqos ,ara e Ballshkashit , ara e Dremallës ,ara e Hoxhit, arat e Çukut, lugu I Tarushit gropa e Bogdanit , ara e Karajt ,gropa e Metalles,gropa e Maliqit, sora e Çukut ,valti ,ara e Karajt ,qafat e Dashit ,gropa e Demhanes ,livadhi I Karajt ,ara e Allidrit ,lugu I Hanajve ,arat e Hoxhit ,bregu I Demhanës,ara e Allidrit ,drutë e Karajt ,gropa e Bogdanit dëllinja e Ballshkashit ,ara e Çukutl,lugu I Rirës, Pllozishta, ara e Maliqit ,gropa e Hanajve , guri I Hanajve gropa e Ballshkashit ,lugu I Laçkës,ara e Almetës, Bushit, ara e Halilit ,ara e Beqos, ara e Vaskut, ara e Bogdanit ,ara e Gegës,ara e Stojnës , bregu I Cokës,murrizi I Karajt, Lera ,ara e Hanajve ,ara e Çollakut,lugu I Bogdanit, ara e Dashit ,gropa e Vlashit ,ara e Gegës, ,ara e Dulës, Mollës ,qafat e Halilit, qafat e Karajt, urdhat e Malës,kumbulla e Boxhës ,arat e Rirës,kroi I Ri, arat e Gegës arat a Almetës, Bushit ,arat e çakos,arat e Bogdanit arat e Çollakut,arat e Miftarit ,arat e Hoxhit,arat e Tarushit,Lajthiza,arat e Çollakut arat e Dremallës,arat e Maliqit, ara e Gegës ,ara e Allidrit ,dystja e Musa Hanës,ara e Çukut,ara e Belanit ,gelqere e Çollakut, ara e Dules,mollës,,arat e Boxhës,bredhi I Hanajve, ara e Gegës,arat e Karajt,lugu i Laçkës etj. Padrejtësia e 1913-tës e coptimit të kufijëve të Shqipërisë edhe Rrajcës I la një pjesë të territorit të saj përtej kufirit të Maqedonisë, ku shumë familje të Rrajcës dhe Skënderbeut kanë pronat e tyre kadastrale të cilat fillojnë që nga vendodhja e doganave që janë arat Cokës ,arat e Dashit,arat e Hoxhit vazhdon me arë Bllokun ,arat e Çollakut arat e Hoxhit arat e Allidrit, arat Lackës, arat e Cokës arat e Gegës , arat e Çukut, arat e Dashit ,arat e Dremalllës arat e Halilit arat e Tarushit,guri Tarushit, arat e Almetës ,arat e Dremallës, arat e Çollakut,ara e Boxhës, Qorsaqi, arat e Hanajve,ara e Miftarit ,koritat e Rrajcës ,gështenjat e Rrajcës etj. që shtrihen deri mbi Ladolisht në territorin e Maqedonisë. Këto janë fakte të forta të patjetërsueshme që vërtetojnë se Ne rrajcarët jemi pronarët e Lëndinës së rryenit dhe përtej saj .Këtë duhet ta dinë mirë të gjithë komisionerët ,komunarët, drejtues kadastre, drejtues bashkie të përfshirë në këtë grabitje të madhe që drejtohet nga pushtetarë të maskuar që ne populli I Rrajcës e njohim shumë mirë ,këtë kryetar të hajdutëve që nuk po lë mal pa përmbysur për të grabitur mineralet, nuk po lë pyell pa shkatërruar e grabitur, nuk po lë burim pa shfrytëzuar dhe nuk po lë pronë pa tjetërsuar e grabitur , nuk po lë biznes pa ndrydhur e shtrydhur duke I marrë deri në 5000 euro në muaj çdo biznesi.
Ne firmëtarët që kemi hartuar këtë peticion kërkojmë:
1-Të Bllokohet firma Agro-Map që po grabit dhe shkatërron pronat tona kadastrale në Lëndinën e Rryenit, dhe ti vendoset detyrim që ta kthejë Lëndinën në gjëndjen e mëparshme.
2-Të ndalohet shkatërimi I mjedist dhe bimëve medicionale që kanë qënë një ndihmë e madhe për të gjitha familjet rrajcare.
3-Te hiqet ligji famkeq 7501 që në Rrajcë po përdoret nga pushtetarët vetëm për gragitje pronash.
4-Të hapet kadastra për fshatrat tanë të Rrajcës ,pasi ajo do ti japë fund grabitjes dhe tjetërsimit të pronave tona .
5-Të vihen para ligji të gjithë personat përgjegjës të tjetësimit dhe grabitjes të pronave tona kadastrale.
6-Të arrihet marrveshje me Qeverinë Maqedonase lidhur me pronat tona kadastrale përtej kufirit .
7- Të ndalohet shkaterrimi I kullotave te blegtorise dhe I ndërtimeve te objekteve në pronat tona kadastrale në Lëndinën e Rryenit.
- Kryeministër jemi të bindur dhe kemi shumë besim tek ju personalisht si lideri i vetëm që po mendoni për shqiptarët dhe për Shqipërinë dhe që po vini drejtësinë në vend.Shpresojmë që edhe problemi ynë do të marrë zgjidhje nga ana juaj. Moszgjidhja do të na detyrojë t’u drejtohemi protesave masive.
Ky peticion shoqërohet me listat e firmetarëve dhe foto që tregojnë masakrën mjedisore në Lëndinën e rryenit .
Me respekt nga 919 firmëtarë të fshatrave të Rrajcës dhe Skënderbeut
Sot fshatrat tanë të Rrajcës dhe Skënderbeut si fshatrat më të vjetër të rajonit ndihen më të rrezikuar se kurrë ndonjëherë gjatë ekzistencës së tyre për shkakun se dje komunari I Rrajcës dhe sot kryebashkiakja e Prrenjasit dy të zgjedhurit vendorë të cilët kundrejt ryshfetit kanë firmosur e vulosur fshehurazi dokumenta me anën e të cilave po na grabisin njëherë e përgjithmonë pronat tona kadastrale,malin ,pyellin dhe gjithçka brenda sinorit të Rrajcës dhe Skënderbeut.Sot më shumë se kurrë Rrajca ka nevojë për rrajcarët e kudo ndodhur të gjenden pranë për ta mbrojtur nga këto kulçedra të hajdutërisë shqiptare.Sinoret e Rrajcës në çdo cep të tyre janë të lara me gjakun e të parëve tanë.Amaneti I tyre se se çdo pëllëmbë toke brenda sinorit është atdheu I rrajcarëve nuk duhet të harrohet asnjëherë dhe për asnjë çast nga çdo person që e ndien veten rrajcar. /Dritare.net /