Një bandë minorenesh në Durrës, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë grabitur dy të rinj nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku iniciale A. D., 16 vjeç dhe L. B., A. M., e S. K., vjeç 15 vjeç, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë celularët të markës “Samsung”, shtetasve E. Q., dhe E. Q., vjeç 28 e 18, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14. 08. 2018, u ndaluan shtetasit me iniciale A. D., L. B., A. M., dhe S. K., vjeç 16, 15, 15 e 15, banues në Durrës, pasi rreth orës 23:30, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë celularët të markës “Samsung”, shtetasve E. Q., dhe E. Q., vjeç 28 e 18, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 134/2 e 88/2 të Kodit Penal.