• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Përse i duhej Fatmir Xhafës të “përvetësonte” show-n në masakrën e Selenicës?

11:19 : 11/08/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Masakra e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinj të tij, është ndoshta ngjarja më e rëndë kriminale e këtyre viteve të fundit, por me një dinamikë që nisi dhe përfundoi tek një njeri i vetëm.
Përveç përmasave tragjike, krimi nuk kishte asnjë organizim, strukturim apo nevojë për plane operacionale në nivel kombëtar. Siç edhe ndodhi, vetëm një bërthamë forcash speciale e zgjidhte situatën, duke neutralizuar të marrin (ose të dehurin) që të përkeqësonte përmasat e viktimave.
Këtu, duke shtuar edhe paditurinë e vrasësit të Selenicës për gjurmimin e telefonit, të cilin e përdori pa aspak problem pas ngjarjes, zbulimi dhe arrestimi i tij ishte shumë i lehtë në planin taktik.

Duke e parë me këtë sy, tingëlloi shumë e tepërt që në vendngjarje shkuan Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. As njëri dhe as tjetri nuk kanë tagrin për të hartuar plane operacionale të natyrës lokale. Madje, ligjërisht, është detyra e shefit të komisariatit dhe drejtorit të Policisë së Qarkut që të hartojnë planin e masave dhe të ndërhyjnë për të neutralizuar agresorin.

Po sipas ligjit, vetëm me kërkesë të Drejtorit të Policisë lokale, në këtë rast të Vlorës, Drejtori i Përgjithshëm mund të autorizojë lëvizjen e forcave speciale policore. Kjo ka ndodhur, përsa kohë në kërkim të Ritvan Zykaj u angazhuan efektivët e FNSH-së dhe Delta.

Atëherë, për çfarë arsye duhej “vizita” e Xhafës, i cili, në mes të natës udhëtoi për në Selenicë, duke u kujdesur që të përhapte në media lajmin e pranisë së tij atje, pasi kamerat lokale nuk e kishin fiksuar mbërritjen e tij? “Boldnews.al” rendit disa arsye logjike se përse Fatmir Xhafaj synoi të “vidhte” show-n në masakrën e Selenicës.

Lexo edhe:

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

Së pari, nëpërmjet propagandës, tipike qeveritare, ai ka synuar të tregojë se është vetë në krye të punëve policore, njëlloj si paraardhësi i tij, Saimir Tahiri, i cili merrte rolin edhe të policit rrugor për të dëshmuar se ishte i vendosur të bënte shtet. Edhe Fatmir Xhafaj kështu deklaron; do të bëj shtet, nëpërmjet forcës së ligjit.

Së dyti, Fatmir Xhafaj ka humbur shumë pikë politike pas historisë së vëllait të tij, Agron (Geron) Xhafaj, të cilin e mbrojti me sa mundi për të mos vuajtur dënimin italian, për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”. Gjithashtu, Xhafaj nuk po arrin të mbledhë veten edhe nga akuza publike se vëllai i tij, Geroni, vijonte i qetë trafikun edhe gjatë kohës që vëllai i madh, Fatmiri, është ministër i Brendshëm

Së treti, Fatmir Xhafaj ka dashur t’i tregojë shefit të tij politik, Edi Ramës, se, përtej brrylave të brendshëm partiakë, ai ka aftësinë të thithë reflektorët edhe në ngjarje tragjike. Xhafaj synoi të shfaqej si heroi i arrestimit të autorit të krimit të 8-fishtë, duke shpresuar të marrë mbi kokë aureolën e fitimtarit. Në këtë mënyrë, Xhafaj tregon, politikisht, se vijon të jetë në treg.

Së katërti, me shumë mundësi, Xhafaj do të jetë pjesë e show-t për të mbuluar paaftësinë e policisë lokale që parapriu masakrën e Selenicës. Autori, Zykaj, njihej si person problematik në zonë. Për disa banorë, ai ishte i sëmurë mendor, për disa të tjerë ishte përdorues droge dhe alkoli me shumicë. Shumë prej tyre japin dëshmi se ai qarkullonte prej disa javësh i armatosur dhe qëllonte me automatik shpesh në ajër. Përtej këtyre dëshmive, Ritvan Zykaj nuk rezulton të jetë shoqëruar apo arrestuar- ai nuk përfshihet tek “Forca e Ligjit”.

Nëse ka heronj të vërtetë në arrestimin e autorit të rrezikshëm të krimit të Selenicës, ata janë forcat speciale, të cilët qëndrojnë në hije, përballë prozhektorëve që drejtohen nga shefat politikë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025
SHOW BIZ

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025
SPORT

Bonucci po mendon punën si trajner, tregon klubin ku ëndërron të punoj

14:20 : 18/05/2025
BOTA

Shkeli protokollin, Papa Leon XIV përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

14:11 : 18/05/2025
SPORT

Reijnders drejt Man.City-t, zbulohet shifra që kërkon Milani për mesfushorin

13:48 : 18/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Roskovec/ Shembet muri dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

13:48 : 18/05/2025
Para

‘Shpërthen’ Kreshnik Spahiu: Shqiptarët vrasin prindër, dashnore e kushërinj…, asnjë vrasje politike

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025

Bonucci po mendon punën si trajner, tregon klubin ku ëndërron të punoj

14:20 : 18/05/2025

Shkeli protokollin, Papa Leon XIV përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

14:11 : 18/05/2025

Reijnders drejt Man.City-t, zbulohet shifra që kërkon Milani për mesfushorin

13:48 : 18/05/2025

E rëndë në Roskovec/ Shembet muri dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

13:48 : 18/05/2025

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com