Një video e publikuar online tregon momentin kur një deve lufton e tmerruar për të dalë nga makina, pasi ishte përplasur me të.
Në video duket që deveja ka nxjerrë kokën në pjesën lart të makinës ndërsa këmbët i ka në sediljen e përparme.
Shoferi arriti të largohej nga makina ndërsa u deshën orë për të shpëtuar kafshën nga ai kurth ku kishte rënë.
Dëshmitarët thanë se makina po ecte me shpejtësi në Rajasthan, të Indisë kur u përplas me devenë.
U desht që makina të ndahej në dysh për të liruar kafshën që për nga ajo cfarë shihet në pamje lind pyetja: Si dreqin hyri aty?
Kafsha arriti të shpëtojë dhe u mjekua nga prerjet që ishin shkaktuar
https://youtu.be/G0INOvqbkuE