Shkëndija e Tetovës luan një ndeshje të madhe ditën e sotme, teksa në takimin e parë në turin e tretë eliminator në Champions League do të luaj ndaj Salzburgut, që do të kërkojë një rezultat historik për më tej.
Shqiptarët e maqedonisë, eliminuan Sherifin e Tiraspolit një tur më parë, por tashmë nuk dorëzohen, edhe pse shorti i ka vënë përballë një kundërshtar shumë të fortë.
Gledi Mici, i cili u transferua këtë merkato nga Skënderbeu, tek tetovarët, është në stol për këtë takim.
Formacionet e skuadrave:
Salcburg: Stankoviç, Lainer, Ramalho, Pongraçiç, Ulmer, Junuzoviç, Samaseku, Ulf, Shlager, Jabo, Dabur. Trajner: Marko Rose
Shkëndija: Zahov, Bejtulai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Totre, Selmani, Nafiu, Zhunior, Ibrahimi.