Demi Rose prezanton të pasmet me kominoshe ndriçuese

Lexo edhe:

Ajo ka shprehur dëshirën për t’u ‘hedhur’ nga modelimi në aktrim.

Dhe Demi Rose gjithnjë di të tërheqë vëmendjen me format e saj mbreslënëse, sidomos gjatë një daljeje natën në Ibiza.

Modelja 23 vjeçare e Instagram-it, e veshur me kominoshe që nuk lënë shumë vend për imagjinatë, tregon një trup ‘orë rëre’ fantastik.

Pa të brendshme në pjesën e sipërme të trupit, Demi tregon një bust të admirueshëm, ndërkohë që e gjithë vëmendja shkon tek vithet e saj të bëshme.

Demi kishte krijuar disa onde të këndshme brun dhe në fytyrë kishte aplikuar një makiazh shumë të këndshëm.

Demi, e cila është e njohur për ‘figurën e saj vrasëse’, kohët e fundit zbuloi sekretet në kuadrin e saj të famshëm me MailOnline.

Ajo tha për regjimin e saj të fitnesit: “Përpiqem të mbaj veten sa më shëndetshëm që të kem mundësi. Duke qenë se udhëtoj, është e vështirë të punosh për trupin, por përpiqem t’i qëndroj rutinës sime.”

Gjithsesi, ajo i këshillon ndjekësve të saj një dietë strikte, duke shtuar: “Çdokush thotë se jam njeriu më i shëndetshëm që njohin. Gjëja më e yndyrshme që konsumoj janë arrat dhe gjalpi i kikirikut.”

‘Fiziku im merr shumë shpejt kile. Çdo gjë jo të mirë që mund të ha, trupi im e shton në kile. Kjo do të thotë që nuk ka torta ditëlindjeje!’

Ndërkohë që brunia njihet për ‘drithërimat’ që përçon në rrjetet sociale, Demi kohët e fundit ka rrëfyer se aktrimi është kariera e saj e dëshiruar, në vend të modelingut.

Ajo tha për ‘The Sun’: “Filmat kanë qenë gjithnjë një pasion i imi, që kur isha në shkollë. Por një tjetër ambicie është të bëhem një vajzë Bond, pasi e dashuroj stilin dhe joshjen që kanë ata filma”.

 

Lajme të lidhura

Para