• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pavarësisht kundërshtimeve Thaçi nuk tërhiqet: Ta provojmë bashkimin e Luginës me Kosovën

09:30 : 06/08/2018
në RAJONI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje e as shkëmbim territoresh. Presidenti Thaçi insiston se Kosova duhet ta adresojë kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. E pranon se ka dallime me liderët politikë jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri sa i përket kësaj ideje, ndërsa sqaron edhe debatin në Facebook me ish-presidentin e ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Përderisa vazhdon ta forcojë idenë e tij për korrigjim kufijsh në kuadër të fazës finale të dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi insiston se kjo nuk nënkupton as ndarje as shkëmbim të territoreve. Por në anën tjetër thotë se do ta shtrojë në dialog me Serbinë kërkesën e kamotshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

“Korrigjimi i kufijve nuk është term i shpikur nga unë, por shumë shtete në botë e kanë përdorur si mjet për të tejkaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet, për të krijuar paqe afatgjate. Këto ditë e kam përsëritur shpesh: korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton shkëmbim të territorit. Po e them edhe ndryshe, korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve që kur jemi në dialog, institucionet e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë. Tash të njëjtit njerëz kërkojnë që t’i mbyllim sytë përballë kërkesës legjitime të tyre për t’ju bashkangjitur Kosovës. Prandaj, kërkesa e jonë është që Kosovës t’i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, meqë Serbia nuk ka arritur që t’ju garantojë atyre të drejta, të cilat Kosova iu garantohen serbëve në Kosovë”, ka thënë Thaçi për televizionin publik.

Kreu i shtetit mohon se bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën nënkupton dhënien e veriut të vendit. Thotë se për idenë e tij për korrigjim kufijsh e ka edhe mbështetjen miqve të Kosovës, përfshirë edhe SHBA-të.

“Këtu ka një keqkuptim të madh të cilin duhet sqaruar. Unë kam propozuar korrigjimin e kufijve si opsion të mundshëm për arritjen e marrëveshjes paqësore përfundimtare. Ndarja dhe shkëmbimi i territoreve janë opsione të papranueshme edhe për mua. Në dy dekadat e fundit, në të gjitha proceset politike Kosova ka dal fitimtare pikërisht se ka besuar në SHBA-në, edhe atëherë kur disa kanë pasur dyshime apo kanë qenë skeptik. Gjithmonë kemi qenë bashkë me Amerikën. Edhe në fazën e fundit të dialogut jemi bashkë. Ne nuk do të befasojmë partnerin tonë strategjik, i cili është meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. SHBA dhe BE janë fuqishëm në mbështetje të arritjes së marrëveshjes dhe janë të koordinuara në mes vete”.

Lexo edhe:

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

Por ani pse thotë ta ketë mbështetjen e miqve për këtë ide, kundër korrigjimit të kufijve të parit të Kosovës i kanë dalë jo vetëm opozita dhe bashkëpunëtorët e tij të politikës, por edhe liderët politikë në Shqipëri.

I fundit është ish-kryeministri Sali Berisha, me të cilin presidenti kosovar një ditë më parë kishte një përplasje verbale në rrjetin social FB.

“Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës”.

Idenë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh e shohin si të frikshme edhe partitë politike të pozitës dhe opozitës. Kryeministri Haradinaj ka thënë se kushdo që mendon t`i lëkundë kufijtë, duhet ta dijë se kjo përfundon me luftë. Por, presidenti Thaçi ka përmendur një marrëveshje paqësore, si ajo e Belgjikës me Holandën.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

12:19 : 03/11/2025
Para

Ndryshon ligji, ja kriteret e reja që duhen për t'u bërë mësues

TË GJITHA

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

12:19 : 03/11/2025

Shpenzime të tepërta, xhelozi e ndarje, këshilla për çdo shenjë horoskopi gjatë javës së parë të nëntorit

12:11 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com