Dopio dasma e binjakëve identikë

Lexo edhe:

Nga makiazhi tek flokët; nga vellot tek fustanet e nusërisë, binjaket identike Brittany dhe Briana Deane u siguruan që gjithçka të dukej njësoj në ditën e tyre të dasmës.

Përfshirë edhe burrat që i prisnin në altar.

Brittany dhe Briana, 32vjeçare, thanë të dyja “Po, dua” tek dy binjakët identikë Josh dhe Jeremy Slayers, 34 vjeçarë, në Festivalin e Ditëve të Binjakëve në Twinsburg të dielën në Ohio.

Çiftet lidhën nyjen krahë për krahë dhe madje u martuan nga dy priftërinj që ishin gjithashtu binjakë identikë.

‘Ishte një përrallë e vërtetë’ thotë Briana për ‘People’.

“Të martoheshim me binjakë ishte vërtet e rëndësishme për ne”.

‘Edhe kur ishim të vogla, mbaj mend në kopsht, e ëndërronim një martesë të tillë’.

Të martoheshin me binjake ishte njëkohësisht aq e rëndësishme për Josh dhe Jeremy-n sa nuk kishin thënë ‘Unë dua’ derisa u dashuruan me dy binjaket identike.

‘Unë mendoj se ata kanë eksperimentuar gjatë duke dalë me vajza që nuk kishin binjake’, thotë Brittany.

‘Është e vështirë të dalësh me dikë që nuk e kupton ç’do të thotë të kesh një binjake.’

Brittany dhe Briana gjithnjë e kanë ditur se kishin pak mundësi për t’u dashuruar me binjakë identikë.

Por ja që yjet ‘shkëlqyen’ në festivalin e Binjakëve vitin e shkuar, ku binjakët Slayer ‘kapën vështrimin e tyre’.

‘Ne ishim ulur tek shkallët dhe unë pashë këta dy burra të pashëm që dukeshin afërsisht sa mosha jonë’, thotë Brittany.

Brittany shtrëngoi dorën e motrës së saj dhe drejtoi gishtin për tek dy vëllezërit. Binjakja tjetër ndjeu të njëjtën gjë.

‘Ata ishin mahnitës’, thotë Briana.

Motrat më në fund njohën Jeremy dhe Josh ditën e fundit të festivalit për binjakë, gjatë një feste të ngushtë.

Disa ditë më vonë, vëllezërit Slayers i dërguan mesazh në Facebook Brianas dhe Brittany-t duke i thënë se nuk mund të prisnin festivalin e ardhshëm për të ndenjur me to.

Nuk u shkonte mendja se do të martoheshin më vonë bashkë.

Pas takimit të tyre të parë, motrat ftuan Jeremy dhe Josh, të cilët jetonin në Clinton, Tenessee asokohe, t’i vizitonin në Virginia.

Të dy vëllezërit thonë se e dinin menjëherë pas atij udhëtimi se do martoheshin një ditë me binjaket.

‘Ti e di, kur e di,’ thotë Jeremy. ‘Ne e kemi ditur gjithmonë se do martoheshim me binjake’.

Jeremy dhe Josh i propozuan Brittany dhe Briana-s në Virginia në parkun ‘Shteti i liqeneve binjake’, në takimin e tyre të parë zyrtar më 2 shkurt.

Ata e zgjodhën enkas datën 2, që të përkonte me binjakët.

Ata i thanë vajzave se faqja, e cila funksionon si vend dasmash, do t’i fusë në një reklamë.

Brittany dhe Briana veshën të dyja fustane blu identike dhe vëllezërit dy kollare blu për videon e reklamës.

Më pas vëllezërit u ulën në gjunjë dhe i propozuan binjakeve në të njëjtën kohë.

‘Ne kemi bërë shumë gjëra bashkë në jetë. Të dashuroheshim dhe të martoheshim me dy vëllezër binjakë, në të njëjtën kohë, kjo e bën edhe më të veçantë gjithçka’, thotë Britani.

Brittany ddhe Briana zbuluan se të planifikonin dasmën së bashku ishte ‘ekstremisht e këndshme dhe zbavitëse’.

Dasma ‘dopio binjake’ u filmua nga TLC, nga e cila do të dalë ‘një orë e gjatë’ për transmetim vitin tjetër.

Tani motrat po shohin përpara jetën e tyre si gra të martuara, e cila përfshin jetesën në të njëjtën shtëpi dhe rritjen së bashku të fëmijëve.

‘Ne mendojmë se do jetë si të kenë dy nëna dhe dy baballarë fëmijët tanë’, thotë Brittany. ‘Familjet tona që rriten bashkë’

 

 

Lajme të lidhura

Para