• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i muxhahedinit iranian: Shqiptarë, më ndihmoni të liroj vajzën time!

14:00 : 03/08/2018
në AKTUALITET, BOTA

Shqiptarë, më ndihmoni që të liroj vajzën time nga grupi i muxhahedinëve iranianë!”. Kështu është shprehur në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Mostafa Mohammadi, i cili akuzon organizatën MEK se po i mban peng vajzën e tij. Reagimi i tij vjen një ditë pas publikimit të intervistës së Sommayeh Mohammadi në ‘GSH’, e cila këmbëngul se nuk është peng e muxhahedinëve dhe se nuk dëshiron t’i takojë familjarët e saj.

Por, Mostafai shprehet se pas vajzës fshihet një grup radikal dhe çfarëdo akti që ajo bën në këtë organizatë, është e diktuar nga komanda e lartë ushtarake. “Nëse komanda muxhahedine i jep urdhër vajzës sime të bëhet kamikaze, ajo bëhet kamikaze. Nëse komanda i thotë do e dënosh babain tënd si armik, ajo duhet ta bëjë këtë. Letra që ju keni botuar në gazetën tuaj nuk është nga vajza ime, por nga komanda e lartë muxhahedine, e cila nuk do që vajza ime të dalë e lirë dhe të bashkohet me familjen e saj”, u shpreh Mostafa Mohammadi.

Ju insistoni se MEK mban peng vajzën tuaj prej 20 vitesh. Kjo gjë është mohuar nga Sommayeh, çfarë ju shtyn të mendoni se vajza po mbahet kundra dëshirës?
Vajza ime është peng i organizatës MEK. Organizata e muxhahedinëve iranianë është një organizatë ushtarake. Vajza ime është pjesë e kësaj strukture ushtarake, e cila anëtarët e saj i trajton si robotë. Vajza ime është pjesë e këtij grupi radikal dhe çfarëdo akti që ajo bën në këtë organizatë, është e diktuar nga komanda e lartë ushtarake. Nëse komanda muxhahedine i jep urdhër vajzës sime të bëhet kamikaze, ajo bëhet kamikaze. Nëse komanda i thotë do e dënosh babain tënd si armik, ajo duhet ta bëjë këtë. Letra që ju keni botuar në gazetën tuaj nuk është nga vajza ime, por nga komanda e lartë muxhahedine, e cila nuk do që vajza ime të dalë e lirë dhe të bashkohet me familjen e saj. Shumë dezertorë të organizatës që janë në Tiranë dhe kanë braktisur xhihadin e MEK-ut dëshmojnë që vajza ime nuk është e lirë. Ajo qëndron e izoluar në kampin xhihadist të Manzës dhe ne kemi parë vetëm letra të saj, që y lëshohen mediave.

Gjatë një interviste për ‘GSH’, vajza është shprehur se pas jush fshihet regjimi iranian. Ajo shprehet se ju jeni agjent i Ministrisë së Inteligjencës së një regjimi që e cilëson “vrasës”, si qëndron e vërteta?
Vajza ime është rrëmbyer nga MEK-u që kur ishte 17 vjeçe. Xhihadistët e MEK-ut e lanë pa mbaruar shkollën e mesme, pa shkuar në universitet, pa u martuar, pa u integruar në jetën kanadeze, pa bërë fëmijë e familje dhe tani pas 21 vjetësh në izolim, ju mendoni se vajza ime e di se kush jam unë? Ku e di vajza ime që unë jam një agjent iranian? Ajo është në burgun e muxhahedinëve si skllave prej 2 dekadash. Ajo nuk ka parë gjë tjetër me sy në këto 2 dekada, por vetëm luftë në Irak, jetë në mes të shkretëtirës dhe tani izolimin në kampin ushtarak të Manzës. Vajza ime sikur edhe muxhahedinët e tjerë në këtë kamp nuk shohin televizor, nuk kanë telefona, nuk kanë internet, nuk lexojnë dot as libra. E vetmja gjë që di vajza ime është trushpëlarja që i bëjnë komandantët e saj natë e ditë, duke i thënë që Irani ka lëshuar agjentë për të na vrarë, por që ne do e fitojmë luftën tonë xhihadiste. Nëse unë do isha vrasës, qeveria kanadeze dhe amerikane do më kishin dënuar dhe çuar në Guantanamo dhe Kanadaja nuk do më jepte statusin e azilantit politik. Unë nuk jam agjent iranian. Unë jam shtetas kanadez, një prind që dua të çliroj vajzën time nga pengmarrja e grupit xhihadist iranian.

Somayeh ka depozituar një kallëzim penal në polici, duke ju akuzuar për përndjekje. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë çështje?
Depozitimi në emër të Somayes erdhi 4 ditë pasi unë kallëzova MEK-un për pengmarrje të vajzës sime. MEK-u, që është në panik nga padia ime, arriti që pas 4 ditësh dhunë psikologjike të bindë vajzën time të nënshkruajë një letër, ku ajo thotë që unë e përndjek. MEK-u donte të më trembte me këtë padi dhe të më detyrojë mua që të largohem nga Shqipëria dhe ta braktis vajzën time në duart e xhihadistëve. Por unë u gëzova nga kjo padi. Sepse me këtë padi unë shpresoj që të shoh vajzën time në sallën e gjyqit dhe para gjyqtarit t’i them që ajo nuk jeton në Irakun e Sadam Huseinit, por në Shqipërinë liberal-demokratike. Në sallën e gjyqit unë do kërkoj nga gjyqtari që ai të përjashtojë gestapon muxhahedine nga salla dhe aty, pa prezencën e terroristëve muxhahedinë, do i them vajzës sime që të kthehet në familje, te ne në Kanada. Do i kërkoj gjyqtares që t’i tregojë Sumayes së trembur – që nëse ajo do – mund ta braktisë kultin xhihadist dhe mund të dalë nga salla e lirë, pa frikë se MEK-u mund ta vrasë.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/08/03/mostafa-mohammadi-shqiptare-ndihmoni-te-liroj-vajzen-time/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026
RAJONI

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026
AKTUALITET

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026
AKTUALITET

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026
BOTA

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026
Para

Thirrjet raciste në Krushevë, reagon Shqipëria

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişlunabetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş