Kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 290.873 m2.
Ndryshime zëri kadastral nga rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 7090 m2, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik vlerë 11,580 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor.
Mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Tiranë për sipërfaqe 24100 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 70, 4 milion lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1315/1, datë 20.12.2017, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit me Vendimin nr.63, datë 30.06.2018 për periudhën Korrik 2015 deri më Dhjetor 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për L.B ish regjistrues, B.C,B.H dhe R.M ish përgjegjës sektori dhe B.S e S.SH me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:
Në 4 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme dhe kanë kryer transaksione, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, duke shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër tokë sipërfaqe në total 50150m2 se sipërfaqja takuese sipas normës për frymë, bazuar në përbërjen familjare me 01.08.1991.
Në 56 raste me sipërfaqe 66514 m2 me efekte financiare në vlerë 76,297 mijë lekë , në bazë të lejes së legalizimit ka regjistruar pasuritë pallate, duke mos zbatuar kërkesat ligjore lidhur me regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta, pasi në mungesë të akteve nënligjore, nuk është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga specialistët e ZVRPP-së, për të bërë të mundur zbatimin e këtij detyrimi ligjor, për rrjedhojë nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, për pallatin në tërësi dhe për çdo aksesor të tij (apartament, shesh pushimi, shkallë, ashensor, kabinë, depozita uji, sistem ngrohje, etj.)
Në 7 raste janë regjistruar pasuri për 2100 m2 truall dhe 859 m2 ndërtim, në ZK 2884. Për këto regjistrime nuk janë verifikuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së aktit administrativ “Lista e ish-pronarëve të trojeve dhe shtëpive” dhe dokumentacioni është i parregullt e fotokopje.
Në 11 raste, nuk kanë marrë asnjë masë për regjistrimin e vendimeve të gjykatave që kanë vendosur shfuqizimin e AMTP-ve dhe kthimin në pronësi “shtet”, duke mos regjistruar në pronësi shtet sipërfaqen totale 69463 m2, por që nuk figurojnë të regjistruar në regjistrat e ZVRPP dhe nuk evidentohet gjendja juridike e pasurive.
Kanë kryer transaksione për pasuritë regjistruar në (KPP) duke kryer transaksione fiktive për përfitim te një sipërfaqe prej 10 000 m2. Këto shërbime i janë ofruar subjektit në kushtet kur përfituesi i AMTP-së nuk rezulton të ketë qenë subjekt i trajtimit me tokë bujqësore, duke përfituar padrejtësisht një sipërfaqe prej 10000 m2.
Nuk ka verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtjes së Vendimeve të Gjykatës dhe nuk është vepruar për regjistrimin e pasurive shtet, pa vendosur kufizimet përkatëse për AMTP pa nr. dhe datë, në 2 raste për sipërfaqen 24100 m2.
Administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces të pa përfunduara të cilat prej 4 vitesh deri në 30.06.2017, arrijnë në rreth mbi 19235 praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, mos administrimin në arkiv të dokumentacionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata.
Në 12 raste, ka regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 73 070 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë.
Në 20 raste me sipërfaqe totale 13734m2, kanë regjistruar pasuri në favor të poseduesve të AMTP-ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit: “hekurudhë”, “rrugë” dhe “përrua”, pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore” apo truall.
Në 11 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve, të cilat rezultojnë të korrigjuara, duke shtuar parcela për sipërfaqen takuese, duke përfituar më tepër 217803m2, në favor të poseduesve të AMTP-ve.
Në 4 raste me sipërfaqe 234 m2 janë regjistruar pasuritë e paluajtshme, bazuar në vendimet e KKKP-së, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi janë regjistruar prona të llojit “rrugë”, “lulishte” dhe që bien në bregun e lumit Lana” , pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike.
Në 4 raste, ka regjistruar pasuri apartamente dhe truall, me sipërfaqe trualli 357 m2 truall, në kundërshtim me dispozitat e ligjit të Privatizimit të banesave nr.7652, datë 23.12.1992, me përfitim trualli në mënyrë të paligjshme me një dëm ekonomik në vlerën 1,742 mijë lekë.
Në 7 rast, ka regjistruar pasurinë bazuar lejes së legalizimit truall sipërfaqe 2800 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 1477 m2, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi procesi i legalizimit nuk ka trajtuar vetëm shtesat e ndërtuara jashtë lejes së ndërtimit, por ka përfshirë të gjithë objektin, rezulton se regjistrimi i tyre është bërë në mungesë të dokumentit që shërben si Titull pronësie, pasi AMTP-ja e përcaktuar si Titull pronësie, nuk mund të shërbejë si e tillë.
Në një rast ka kaluar pasuri shtet jo sipas vendimit të gjykatës për sipërfaqen prej 8362 m2, me një diferencë prej -5462 m2 lënë në favor të subjektit përfitues.
Janë regjistruar pasuri në 14 raste pasuri me leje legalizimi me mangësi e shkelje në drejtim të nënshkrimit të dokumentacionit HTR nga hartografi dhe regjistruesi, si dhe verifikimit të dokumentacionit në lidhje me distancat nga rrugët, përrrenj dhe lumenj, duke e përcjellë përgjegjësinë ALUIZNI-t.
Kanë regjistruar pasurinë, ne 10 raste truall me sipërfaqe 260 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 198 m2 dhe ka lëshuar çertifikatë pronësie për subjektin dhe kalimi në sistem fillestar regjistrimi i pasurisë, është kryer në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor dhe shkelje të dispozitave ligjore, pasi: dokumentacioni ligjor urbanistik nuk është origjinal.
Në 14 raste për njësitë e individualizuara në pronësi të subjektit “M….” shpk, përveç urdhrit të kufizimit të aplikuar ka pajisur edhe me çertifikatë pronësie subjektin, ndërkohë që ky urdhër ndalon veprimet në kartelën e pasurive të paluajtshme.
Në 4 raste me sipërfaqe 1742 m2 kanë regjistruar pasuri për njësi të privatizuar në mungesë të dokumentacionit të marrëdhënieve me truallin me dëm ekonomik në vlerë 1,742 mijë lekë.
Në 4 raste me sipërfaqe 6553 m2 janë regjistruar pasuri me leje legalizimi, pa u përcaktuar marrëdhëniet me truallin, si dhe nuk janë kryer veprimet në KPP për vendosjen e hipotekës ligjore.
Në 14 raste kanë regjistruar leje ndërtimi në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor të fitimit të pronësisë, për sipërfaqe 24194 m2 .
Në 1 rast janë kryer transaksione me prona të privatizuara, pa u llogaritur e arkëtuar qiraja e truallit, pasi përfituesit nuk kanë pasur marrëdhënie pronësore, por përdorim me qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 11, 580 mijë lekë.
KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 22 punonjës: K.B, A.C, K.Ç, F.K, B.C, K.T, V.SH, B.B, G.D, D.V, E.J, S.SH, H.S, G.D, G.B,TH.L, E.SH, G.B, B.H, B.B, S.G dhe R.M specialistë.
Për L.B ish regjistrues, B.C,B.H dhe R.M ish përgjegjës sektori dhe B.S e S.SH me detyrë specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka përcjellë me shkresë nr.1315/16 prot., datë 30.07.2018 indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.