Mendoi se ishte tub izolimi, i moshuari i verbër përballet me pitonin

Lexo edhe:

Një burrë i verbër në Angli mendoi se kishte gjetur tub izolimi në tualet, por në të vërtetë ishte piton 2.5 metra i gjatë.

Stuart Saunders po dëgjonte muzikë natën vonë dhe kuptoi se kishte zhurma të çuditshme prandaj u ngrit për të hetuar.

Ai mendoi se ishte tub izolimi dhe u përpoq disa herë për ta ngritur. Por punëtori që kujdeset për të në shtëpi u tmerrua nga pamja dhe e mori me urgjencë në dhomë për ti thënë se ishte gjarpër.

Zvarraniku vdekjeprurës u arratis dukeu futur në sistemin hidraulik në shtëpinë e tij në Exeter, Devon.

60-vjeçari tha: “Isha shtrirë në karrigen time duke dëgjuar muzikë kur filluan zhurmat dhe në banjo po binin gjërat në tokë. Shkova ti ngre dhe mendova se u rrëzuan nga era që hynte nga dritarja. Një furçë dhëmbësh, një gotë, një shishe për shpëlarje dhe një shampo kishin rënë në tokë. Kur i mora zbulova se ishte diçka në tokë, që ngjante me tub izolimi. Tentova ta ngre, por ishte shumë e rëndë. Thërrita punonjësin  tim dhe i thashë që kam pak rrëmujë dhe ai erdhi menjëherë. Jason më tha, ‘është një gjarpër në tualet’. Në telefonuam policinë, ata morën kapësit e gjapërinjve për ta larguar zvarranikun por gjetën vetëm rrëmujë.”

Stuart shtoi se nuk kishte parë kurrë në jetën e tij gjarpër dhe nuk e mendonte se një i tillë do i hynte në shtëpi.

 

Lajme të lidhura

Para