Donte të shihte Liqenin e Gardas nga lart, por ka humbur orientimin dhe e ka gjetur veten në lartësinë 1570 metra.
Kjo është ajo që i ka ndodhur një turisti gjerman, gjatë një ekskursioni në Malin Altissimo në Malcesine, në Liqenin e Gardas, Itali.
Kur e kuptoi që nuk kishte më mundësi të vazhdonte rrugën e tij, ka kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të cilët e kanë lokalizuar fale Gps.
Turisti u shpëtua edhe me ndihmën e një helikopteri dhe gëzon shëndet të plotë.