Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar ditën e sotme vendimin e presidenti Ilir Meta për të kthyer mbrapsh ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për Fax News, Vasili shprehet se reagimet e Erion Veliajt kundër këtij dekreti janë ‘karnavale politike që drejtojnë Tiranën.
Dekreti i Presidentit për Teatrin u quajt një fitore dhe nga ana juaj pra e opozitës dhe nga PD apo LSI por edhe nga protestuesit. Pse pikërisht fitore?
Unë jam shprehur si i thonë në të nxehtë menjëherë sa dekreti ndodhi dhe kam pasur një pozicion, nuk do thosha krejt tjetër, por një pozicion timin për këtë çështje. Kam qenë i lumtur sepse më së fundi një institucion shumë i rëndësishëm shtetëror siç është Presidenti i Republikës, në hierarkinë kushtetuese si institucioni më i lartë i shtetit i qëndroi në mënyrë të vendosur Kushtetutës dhe ligjit. Dhe mesazhi në këtë drejtim ka qenë shumë më i rëndësishëm sesa çdo mesazh tjetër pasi në shthurjen kushtetuese në të cilën ka hyrë Kuvendi i Shqipërisë pasi mazhoranca e ka futur vendin në ulli të tilla antikushtetuese çdo problem, ku çdo ligj shkelet nëpërkëmbet në mes të ditës, ku ka një zbatim preferencial të ligjit. Pra për disa ligje vepron për ca të tjerë jo. Dhe në një moment ku një sondazh i fundit i Gallup-it na rendiste si një vend me nivelin më të ulët të zbatimit të ligjit dhe të rendit publik, ishte në këtë zymtësi shumë të madhe, mungese të madhe shprese që shteti i së drejtës, shteti ligjor, mund të shfaqet dhe mund të veprojë, ky dekret i Presidentit për këtë çështje të caktuar siç ishte çështja e ligjit për teatrin siç quhet, i cili kishte vetëm referime kushtetuese dhe ligjore të qarta, përfshirë këtu dhe projektligjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e pushtetit lokal por dhe detyrimet që kemi për konventat ndërkombëtare por dhe ligjin për trashëgiminë kulturore, raporti me kushtetutën, raporti me konkurrencat dhe garën e lirë në treg të cilat garantohen me ligj pra një qëndrim tërësisht kushtetues dhe ligjor, patjetër ishte një ngjarje e mirë, një ditë e mirë, një moment i mirë dhe unë kam thënë për Shqipërinë e arsyes. Kushdo që ka arsye në këtë vend dhe mendon që ky vend do të bëjë përpara nëpërmjet barazisë para ligjit dhe në respekt të ligjeve, ky vend ka të ardhme dhe kjo ka qenë një shpresë për të ardhmen. Sigurisht mund të kontrastonte fort me arsyetime të tjera që mbase do kemi mundësinë ti diskutojmë së bashku dhe reagime të tjera, por në këtë këndvështrim e kam parë pra një ditë e mirë për shtetin e së drejtës. Kështu do ta përkufizoja.
Në fakt një nga reagimet më të ashpra ka qenë ai i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e ka cilësuar mosdekretimin nga ana e Presidentit Meta si një karikaturë madje është shprehur se nuk duam ta bëjmë Tiranën si Kamza. Si e vlerësoni?
Së pari këto karnavale politike që drejtojnë Tiranën, nga këto gjëra mund të thonë, pra kemi një karnaval politik që drejton Tiranën. Së dyti këto arsyetime nuk janë as më shumë e as më pak sesa qurravitje të hajdutëve histerik që u është kapur malli I vjetër në dorë dhe qajnë se ua zunë në dorë. Së treti Tirana është një qytet i madh, nuk është ndërtuar në një ditë, nuk është ndërtuar nga asnjë njeri i vetëm. Ka një histori shumë të madhe, të rëndë të qytetit, ka pare mercenarë politikë, ka parë aventurier, ka pare qurrashër pushteti, ka parë dhe hajdut ordiner si puna e këtyre. Ka pare dhe momentin e dhimbshëm kur hajdutëria dhe padija bashkohen bashkë siç janë këto deklaratat por ka ditur Tirana të dalë mbi ta. Tirana vetë si qytet, qytetarët e saj kanë qenë gjithmonë shumë të kujdesshëm të mbajnë gjithmonë një vend ku mbledhin mbeturinat e qytetit, tu rezervojnë nga një vend të gjithë këtyre mbeturinave. Sigurisht do ketë dhe për këta karnavalet politikë nga një vend në atë gropën e qytetit, të plehrave. Kështu që ky shqetësim i këtyre, që pse na vonuat, pse po na pengoni të vjedhim dhe ky ekzaltim se mos kini merak se pas 40 ditësh do vjedhim prapë, ky është bashkimi i dhimbshëm i hajdutërisë me padijen. Njëherazi ka ndodhur dhe një gjë shumë e dhimbshme, meraku për të vendosur aktorë përballë njëri tjetrit. Pra aktorë që falënderohen dhe aktorë që duke mos mbështetur prishjen e Teatrit, normalisht duhet të futen në burg. Si në kohën e dikurshme, por të jemi korrekt, asnjë aktor këtu dhe ata me të cilët u shpërdorua ideja e një peticioni nuk thane kurrë, nuk tha Robert Ndrenika të prishet Teatri por të gjithë treguan nevojën për të pasur një teatër të ri, I cili do të ruante të gjitha elementet e identitetit kulturor historik dhe gjithçka që kishte Teatri që do ishte. Pra do ruante identitetin e tij, do kishte një teknologji më të mire, një infrastrukturë më të mirë por do të ruante atë fytyrë të qytetit për të cilin qyteti ka investuar në dhjetëra vjet. Nuk është ndërtuar Tirana në një ditë. Tani nëqoftëse këta nuk qetësojnë dot komplekset e inferioritetit provincial ndaj Tiranës, ndihen gjithmonë të huaj në këtë qytet, nuk mund ta shuajnë këtë kompleks inferioriteti dhe provincializmi duke shkatërruar qytetin për të krijuar medemek, identitetin e tyre të ri. Nuk e krijojnë dot këta identitetin pasi identiteti i Tiranës, nuk është krijuar artificialisht dhe thashë jo në një ditë dhe jo nga njerëz pa vlerë. Ai teatër vlerat që mbart, i gjithë kompleksi historik që ndodhet atje së pari është investuar nga duar arkitektësh të huaj të cilët I dhanë pamje këtij qyteti. Qyteti sot po përballet as më shumë dhe as më pak me një përdhunim të tij të përditshëm, përdhunim në emër të punës sepse këtu krenohet kryetari i bashkisë se bën punë. E dëgjoni ju që thotë unë kam bërë një kopsht fëmijësh atje në park të liqenit. Po mirë e ke bërë, prishe liqenin s’ka gjë. Po dhe nëqoftëse bëre një kopsht, bëre punën. Ky thotë gëzohuni sepse unë po bëj punën. Po ke marrë ca vota për të bërë një punë sepse normalisht unë nuk duhet të punoj thotë. Përderisa po punoj, gëzohuni përditë se unë po bëj punën time të zakonshme. Po punë do bësh, do bësh një kopsht, një shkollë këto janë. Po bën një punë të keqe? Për atë jemi të shqetësuar ne. Ka thënë kam bërë sheshin e Tiranës. Tiranës i është mbyllur gryka. Ata që projektuan ishin mëndje të ndritura nuk ishin karnaval si ky, sepse i la qytetit shumë hyrje dhe dalje në mënyrë që qyteti ti rezistonte kohës edhe mbas dhjetëra viteve, prandaj janë arkitektë mendjendritur. Pra nga Tirana e karrocave kur është projektuar ky qytet, në Tiranën e mijëra makinave do të kishte shumë hyrje dalje. Ju e dini shumë mirë, jeni përdorues automjeti, Tiranës i është mbyllur gryka dhe ju duhet ti bini vërdallë gjithë qytetit të Tiranës ndërkohë që punët tuaja mund ti kryeni shumë kollaj. Paska gusto më të mëdha e më artistike Kryetari i Bashkisë së Tiranës sesa ata që projektuan Romën, që bënë një Piazza Venecia në zemër të Romës që është e ngjashme me këtë shesh me 6 hyrje dalje. Ata paskan qenë mendjengushtë, të pazotë, pa gusto artistike megjithëse ka qytete 2 mijë vjeçare kurse këta provincialët pa shërim i zunë grykën Tiranës dhe kjo ishte gjetja e re, unaza e vogël, shumë e vogël, e madhe dhe tepër e madhe me 27 unazat e Tiranës. Tani që të jemi serioz, ky qytet bart shumë detyra, misione dhe mesazhe. Ka përveç misionit të vetë që ti japë një ton të veçantë jetës së vendit se prandaj quhet kryeqytet dhe nuk quhet qytet i zakonshëm. Prandaj ka akumulim historik kulturor të një trashëgimie të rëndësishme, ka funksionet sigurisht administrative dhe politike dhe është një qytet i veçantë por ky nuk është pronë e askujt dhe as viktimë e komplekseve të kurrkujt. Është në shërbim të të gjithë vendit. Administratori i radhës i mençur apo karnaval është thjesht dhe vetëm fenomen i radhës. Qyteti ka fuqi kaq të mëdha saqë të mëdhenjtë i mban dhe i lartëson, karnavalet thashë ka një vend të vogël në vendin ku grumbullohen mbeturinat e qytetit. Sot jemi përpara një kërcënimi që nuk ka lidhje thjesht dhe vetëm me godinën e teatrit. Ka të bëjë me zhbërjen kulturore të qytetit, shpartallimin e tij infrastrukturor, mbytjen e qytetarëve, vendosjen e vullnetit të parave të fëlliqura, të diktatit të politikës, të tendencës që të vjedh bashkuar kjo dhe me padijen në mënyrë që në fund të ditës dhe ditën që këta ikin mbrapa të ketë mbetur një qamet, një Tiranë e parikuperueshme. Pasi Tirana ju e dini është një qytet që ka humbur shumë nga vlerat e tij. Në qoftë se shumë nga këta që bërtasin sot, këta karnavalet, do shihnin se ç’Tiranë ishte 20 e ca vjet më parë dhe ç’Tiranë është sot, praktikisht e ka humbur identitetin, atë që ishte pasuria e gjelbërt e qytetit ku bashkëjetonte pjesa historike me pjesën e gjelbër, është kthyer në një pafundësi tonelatash, mijëra tonelata betoni dhe është bërë një qytet i pajetueshëm. Pra këta kanë meritën që e bënë Tiranën qytet të pajetueshëm dhe për këtë gjë krenohen. Megjithatë ti lëmë këto, sfida e madhe për Teatrin ishte sfida për një mesazh shumë më të gjerë se Teatri vetë. Ishte raporti me pronën publike, raporti me ligjin dhe me Kushtetutën, raporti me të drejtat e njerëzve, raporti me mënyrën sesi qytetarët i shikojnë gjërat dhe mendojnë për to, raporti me komunitetet artisitike, pra ishte një përgjigje për shumë çështje të mëdha, të cilat kishin marrë një goditje në zemër, pasi ishte në lojë zhbërja jo thjesht e qytetit dhe identitetit por zhbërja politiko-administrativo-historiko-qytetare e Shqipërisë në raport me fuqinë e shfrenuar shtypëse të push
Mirëpo referuar mosdekretimit nga z.Ilir Meta sigurisht ka pasur reagime dhe nga mazhoranca madje e kanë cilësuar veprimin si një moment të cilin ai ka dëgjuar Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Mos është thjesht një shtyrje afati e prishjes së Teatrit?
Të tillë idiotër dhe budallenj, qyteti i Tiranës dhe Shqipëria ka pasur plot, ka parë plot dhe ua thashë secili e ka një vend atje në vendin e plehrave. Praktikisht për dekretin e Presidentit unë lexova argumentimin sot. Një argumentim shumë i hollësishëm shumë solid dhe shumë institucional. Po pres nga këta idiotë me pushtet që të shprehen e të thonë pse e përbuzën dhe shkelën ligjin e pushtetit lokal. Pse prishën garën dhe konkurrencën e ndershme dhe shkuan në Kuvendin e Shqipërisë me ligj për një kompani, për një firmë ndërtimi të caktuar. Një turp i padëgjuar. Pse e shkelën Kushtetutën? Pse i shkelën konventat ndërkombëtare? Pse e shkelën marrëveshjen e stabilizim asoocimit? Pse shkelin ligjin e trashëgimisë kulturore miratuar po nga këta. Presidenti i Republikës është treguar shumë i ftohtë dhe shumë institucional, nuk e ka lëshuar veten që të bëjë dhe qytetarin se si qytetar mund të jepte dhe opinionin e tij. Mund të ishte ndoshta edhe më i fortë a ndoshta më i butë, nuk e di. Por i ka qëndruar në mënyrë shumë të ftohtë çdo elementi të Kushtetutës dhe ligjit. Me çfarë lexova unë, si politikan, si qytetar, më quani çtë doni, ky ishte një argumentim i cili u bë publik për qytetarët. Unë do ta përshëndesja presidencën që bëri një gjë shumë të mirë për transparencën e saj për tua vënë në dispozicion që të gjithëve për ta lexuar. Dhe nëntë korpuset e arsyetimit janë nëntë atentate të mëdha që i janë bërë shtetit ligjor dhe shtetit demokratik në Shqipëri. Me këto nëntë atentate të bëra nga kjo mazhorancë kjo është një diktaturë e kamufluar e re, sepse kur zëri i qytetarëve në pushtetin lokal, të zgjedhurve, nuk merret fare në konsideratë, kur kapitalizmi është konkurrencë, kur ky dimension shkatërrohet, kemi raport me ndërkombëtarët, ne kemi qenë të izoluar para 90, nuk pyesnim për konventat ndërkombëtare. Tani kemi firmosur dhe këto konventat të cilat i shkelim. Kur ne kemi një ligj për trashëgiminë kulturore i cili mbron ruan, bën gjithçka për ta investuar, ky nuk respektohet pra gjithçka bie. Një pushtet i cili shkel të gjitha ligjet është një diktaturë e re. Dhe presidenti ka vënë në dukje që e keni shkelur Kushtetutën dhe ligjin në këto gjëra. Doni ta shkelni sërish? Mund ta shkelni, ne do të jemi aty, po dhe populli do të jetë aty. Populli vendos pushtetet, nuk vendosin 15 idiotër që të çmendur nga shfrenimi i hajdutllëkut kanë mundësi të nxjerrin nga goja të tërë fëlliqësirat e mundshme. Në fund të fundit një politikan që nxjerr fëlliqësira nga goja, do ti vijë goja erë në fund. Kështu që në këtë çështje është një kohë e çmuar që Presidenti i ka dhënë në radhë të parë jo opozitës por mazhorancës për ta parë me qetësi dhe për të vendosur këto vendime që ajo merr në Kuvend brenda kufijve të Kushtetutës dhe ligjit. Pra kjo është një mundësi e çmuar për mazhorancën jo për opozitën. Pra ajo ka qenë që me forcën e kartonave e ka shkelur gjithë legjislacionin. Të vejë atje ti respektojë që të gjitha, ka numra, paska mazhorancë, le të shkojë ta përdorë mazhorancën brenda kufijve të kushtetutës. Nuk thotë Kushtetuta që mazhoranca të shkelë kushtetutën apo mazhoranca ka nderin të shkelë ligjin. Mazhoranca të qeverisi duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përsa i takon shkakut dhe sebepit, desha tu qëndrojë dhe ca që o e bëjnë këtë gjë se nuk ka para e kam thënë shumë herë, po ua them dhe njëherë tjetër. Që në vitin 2016 dhe deri në 2018 në tre vite kalendarike buxhetore janë harxhuar 140 milionë euro për zyra, vila qeveritare, transferime zyrash etj. Sipas buxhetit të nxjerrë nga këta. Nga këto 140 me 30 milionë ai mund të bëhej një Teatër përrallor, bëhet dhe me 20.
Duket se nuk do të funksiononte partneriteti publik privat më pas..
Partneriteti publik privat do të ishte kur këto para nuk do të ekzistonin. Përderisa këto para janë dhe në vend që ti vjedhin këta ti bëjnë pllaka banjash edhe vetura dhe pasurisë kombëtare siç është Teatri ja kursejnë janë më shumë se hajdut. Është më shumë se tragjike.