Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës.
Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit.
“Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin”,thuhet në njoftim.
Dy punonjësit janë transportuar në spitalin e traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën emergjente.
Po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.