Trendi i rrezikshëm që ka pushtuar Instagramin, do e provonit? (Video)

Drake bëri vërtet një bujë me sfidën që solli me këngën e tij të fundit “In my feelings”. Por kjo as që krahasohet me atë që po shpërndajnë të gjithë njerëzit ditët e fundit. Është mjaft e rrezikshme!

Trendi i ri quhet “Zoom” dhe adoleshentët për këtë trend janë frymëzuar nga reperi me famë botërore Lil Yachty. Në këngën e tij të fundit të titulluar “Mickey”, ai këndon fjalët “Trappin’ out the back street, runnin’ thru the pack like a track meet ZOOM.”

Adoleshentët dhe fëmijët kanë vendosur që nën tingujt e këngës në sfond, të bëjnë videot e tyre dhe t’i ngarkojnë në rrjetet sociale. Kur Lil Yachty thotë Zoom, dikush i tërheq ata nga këmbët duke i përplasur kokën në dysheme dhe duke i lënë me dhimbje dhe shenja.

Mjekët kanë dhënë alarmin që të mos i lejojnë fëmijët ta praktikojnë këtë sfidë sepse ka pasur raste të shumta që kanë përfunduar me dëme në kokë dhe qafë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here