• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vidhte karburante me kushërinjtë natën, e reja ishte kthyer nga emigracioni

12:10 : 23/07/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Fierit dokumentoi grabitjen e një karburanti dhe arrestoi organizatoren e kësaj vepre penale, e cila është një vajzë nga Mallakastra. Anna Malaj, 31- vjeçe, u identifikua dhe arrestua ditën e djeshme si autore e vjedhjes së ndodhur më datë 2 korrik 2018. Nën kërcënimin e armës, ajo bashkë me kushëririn e saj (djalin e tezes), 22-vjeçarin Emiljano Grembim, arritën të marrin në një pikë karburanti në Levan një shumë prej 30 mijë lekësh të rinj.

Ata janë autorë edhe të dy ngjarjeve të tjera në dy karburante të tjera, por vjedhja iu ka mbetur në tentativë, pasi punonjësit kanë reaguar dhe mbrojtur pronën.

VJEDHJET
“Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tri ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit, ku dy persona, nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

“U ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.G., 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos”, thuhej në njoftimin e Policisë së Fierit.

Sipas këtij njoftimi, të dy këta shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30 mijë lekësh të rinj.

Lexo edhe:

News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes/ Muçaku shënon gol fantastik

Pesë ditë më pas, konkretisht më 7 korrik, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti, por pasi janë ndeshur me punonjësin e saj janë larguar. Edhe më 15 korrik 2018, në lagjen “1 Maji” në Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

ORGANIZATORJA
Sipas burimeve nga Policia, vajza ishte ajo që drejtonte grupin. 31-vjeçarja ideonte grabitjet dhe bashkëpunonte me kushëririn e saj 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se vajza piketonte vendet ku do ndërhyhej dhe më pas me mjetin e saj shkonte te vendet dhe tentonin të vidhnin nën kërcënimin e armës.

Hetimet nisën që pas ngjarjes së parë të regjistruar në Levan, ku ata arritën të merrnin një shumë parash. Punonjësi i saj i ka deponuar grupit të hetimit se autorët kishin qenë dy veta me maska dhe se një prej tyre dukej si femër.

Edhe në dy tentativat e tjera, punonjësit e karburantit kanë sinjalizuar Policinë, nga ku kanë thënë se një prej autorëve ishte femër. Kjo ka vënë në lëvizje grupin e hetimit, me dyshimin se kishin të bënin me të njëjtin grup kriminal. Pasi panë edhe pamjet filmike në njërin prej karburanteve që u tentua të vidhej më 15 korrik, efektivët identifikuan 31-vjeçaren Anna Malaj.

Sipas burimeve, identifikimi i saj është kryer edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë së subjekteve të tjera afër vendit të ngjarjes, ku është konstatuar makina e saj. Ndonëse në të tri rastet ajo është kujdesur që të vepronte me targë të falsifikuar, sërish blutë kanë mundur të bien në gjurmët e saj dhe të ndërhynin ditën e djeshme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

18:44 : 19/08/2025
SPORT

Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes/ Muçaku shënon gol fantastik

18:37 : 19/08/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

18:25 : 19/08/2025
BOTA

Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit

18:09 : 19/08/2025
AKTUALITET

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

17:58 : 19/08/2025
AKTUALITET

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:47 : 19/08/2025
Para

Seanca plenare pa PD, LSI: Drejtësia në kolaps, "Magjistratura" nuk zgjidh ngërçin

TË GJITHA

News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

18:44 : 19/08/2025

Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes/ Muçaku shënon gol fantastik

18:37 : 19/08/2025

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

18:25 : 19/08/2025

Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit

18:09 : 19/08/2025

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

17:58 : 19/08/2025

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:47 : 19/08/2025

Aksident në Fier–Lushnjë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi (VIDEO)

17:29 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com