Një talent tjetër shqiptar duket se do të lëri gjurmë në kampionatin zviceran. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Ton Domgjoni i cili ka arritir të shkëlqejë me ekipin e tij Zyrih. Lojtari me origjinë shqiptare ka dhënë një asist në fitoren 2-1 të ekipit të tij Zyrih përballë Tun.
Por nuk ishte vetëm ai asist që ai dha por edhe loja shumë e qëndrueshme e 19-vjeçarit në mesfushë duke ndërprerë mjaft aksione dhe duke bërë disa hapje të bukura loje. Nga kjo paraqitje lojtari ka përfunduar menjëherë në formacionin më të mirë të javës sipas “Blick”.