Hailey Baldwin dhe Justin Bieber tashmë janë të fejuar dhe shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por sigurisht që nga kjo histori do të kishte edhe njerëz të lënduar, siç pretendohej të ishte Selena Gomez. Por fansat kanë edhe një pyetje tjetër. Po Shawn Mendes, ish i dashuri i modeles, si është ndjerë kur mori vesh lajmin që vetëm pak kohë pasi ishin ndarë bashkë ajo u fejua me Justin?
Ai në një intervistë për “The Project Tv” tha se ‘është shumë në rregull me fejesën e tyre’ madje ka shtuar se i ka shkruar Hailey dhe i ka thënë ‘Urime’. Ndërsa përsa i përket Justin, Shawn Mendes tha se gëzon respekt për të dhe ai është një person me shumë ndikim në muzikë. A do të shkojë Shaën në dasmën e tyre, kjo mbetet për t’u parë.