• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Dalin shifrat e DSIK: 200 gjykatës e prokurorë, kontakte me krimin

13:55 : 20/07/2018
në AKTUALITET, VETTING

Nga 800 gjyqtarë e prokurororë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Informaciojni u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një beteje ligjore me DSIK për transparencën e të dhënave.

Paraprakisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka identifikuar se nga 800 subjekte të vetingut, 200 prej tyre kanë pasur kontakte me “krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës”. Shifrat u publikuan nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit (KShH), pas një vendimi të Gjykatës Administrative për të detyruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) të lëshonte informacionin e kërkuar nga KShH si e dhënë publike.

Sipas njoftimit për shtyp të KShH, DSIK  ka “dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total”.  Ajo i bëri me dije KShH-së se kryesisht bëhej fjalë për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo korrupsion. “Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës”, thuhet në njoftim.

DSIK bashkë me Inspektoratin  e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), konsiderohen institucione ndihmëse të vetingut. Ato bëjnë një vlerësim paraparak të subjekteve të rivlerësimit, të cilin ia vënë në dispozicion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili sidoqoftë bën hetimet e tij dhe vlerëson ose jo informacionin e marrë.

Lexo edhe:

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

Në shumicën dërrmuese të rasteve në proceset e zhvilluara deri tani që kanë rezultuar me shkarkim, raportet e DSIK dhe ILDKPKI ka qenë pozitive dhe shkarkimi ka ardhur vetëm pas hetimeve të vetë komisionit. Megjithatë deri tani të paktën në 6 raste shkarkimi është vendosur edhe bazuar mbi pastërtinë e figurës. Megjithatë vendimi i KPK-së për papërshtatshmëri në rastin e Admir Thanzës u mor duke mos u bazuar në raporti e DSIK, por në informacionin e marrë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu në rastin e gjykatësit Artan Zeneli ishte KPK që i kërkoi DSIK-së të rihetonte dosjen, pasi më herët e kishte cilësuar të përshtatshëm. Ndërkohë papërshtatshmëri u gjet edhe në rastet e gjykatësve Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe prokurorit Adriatik Cama.  Në një rast kur DSIK i dërgoi KPK një raport negativ për një gjyqtarë duke e konsideruar të papërshtatshëm, raporti i tyre u rrëzua pas hetimeve të vetë Komisionit.

Në njoftimin për shtyp KShH e thekson faktin se “të dhënat e ofruara nga organet ndihmëse, duke përfshirë ato të DSIK-së nuk janë të detyrueshme për institucionet e rivlerësimit”. Ndërkohë KShH bëri me dije se vënia në dispozicion e informacionit u bë vetëm pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të Komitetit, duke lënë në fuqi një vendim të 5 shkurtit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që i konsideroi këto të dhëna si publike. Në njoftim KShH thotë se “pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun”.  Po ashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit këmbngul në zbatimin e “ligjit për të drejtën e informimit në kuadër të vetingut” duke theksuar se kjo ndihmon në në rritjen e besimit të publikut te procesi.

/BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
Para

Ky vend po digjet…temperaturat përcëlluese arrijnë kulmin

TË GJITHA

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025

Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

14:07 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com