• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë është “krimi i organizuar”? Leksion falas për Komisionin e Vetingut

10:23 : 20/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një anëtar i Gjykatës së Lartë u shkarkua të martën nga detyra, pasi Komisioni i Vetingut arriti në përfundimin se ai nuk kishte deklaruar “kontaktet e papërshtatshme” me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Komisioni i Vetingut zbuloi se gjyqtari Tom Ndreca nuk kishte shënuar në formularin përkatës që kunati i tij ishte proceduar para 8 vitesh për “posedim të lëndëve narkotike”, në sasinë 6 gramë. Hetimi ndaj shtetasit të proceduar ishte pushuar, për shkak se ai rezultoi posedues, por gjithësesi Komisioni i Vetingut ia ka konsideruar shkelje gjyqtarit Ndreca dhe vendosi shkarkimin e tij.

Por, a është mbajtja e lëndës narkotike vepër që përfshihet në krimin e organizuar? Komisioni i Vetingut do e kishte zbuluar fare lehtësisht, nëse do t’i hidhte një sy, ndoshta edhe shkarazi, Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Veprat penale që përfshihen në krimin e organizuar gjenden në kreun XI të Kodit Penal. janë vetëm 4 nene, të cilat, nëse Komisioni i Vetingut do të kishte vullnetin për t’i lexuar, nuk do t’i merrnin më shumë kohë.

Lexo edhe:

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

Më konkretisht, Kodi Penal, parashikon:
Neni 284/a (Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale); Neni 333(Organizata kriminale); Neni 333/a (Grupi i strukturuar kriminal), dhe; Neni 334 (Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal)

Në asnjë prej këtyre neneve, ku parashikohen veprat që lidhen me “Krimin e organizuar”, nuk përfshihet mbajtja dhe prodhimi i lëndëve narkotike.

Madje, në nenin 283 të Kodit Penal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikohet se: Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Pra, në rastin konkret, kunati i gjyqtarit Ndreca, jo vetëm që nuk rezulton i përfshirë në “krim të organizuar”, por, për më tepër, siç ka rezultuar edhe nga hetimi, ai është përjashtuar nga përgjegjësia ligjore për shkak se ka rezultuar që lëndën narkotike “e ka pasur për përdorim vetjak”, si edhe sasia ka qenë shumë e vogël (6 gramë).

E megjithatë, Komisioni i Vetingut e ka konsideruar si “krim të organizuar” procedimin e para 8 viteve të kunatit të gjyqtarit Tom Ndreca dhe ka vendosur ta shkarkojë atë për shkak se nuk e ka deklaruar këtë “kontakt të papërshtatshëm”.

Ky rast dëshmon qartë se komisionerët e Vetingut duhet të kenë në tavolinën e tyre edhe Kodin Penal për të kuptuar se çfarë është krimi i organizuar, krahas “listës së parapërgatitur politikisht të shkarkimit të gjyqtarëve e prokurorëve”. siç po ngrihen dyshime të forta së fundmi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

08:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me “Xuex”/ Gjykata e Fierit jep sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

08:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

08:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë mbledhje në selinë rozë

08:39 : 17/09/2025
RAJONI

Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

08:27 : 17/09/2025
Para

Spahiu: Nuk kanë të ardhura, 65 për qind e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime

TË GJITHA

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

08:59 : 17/09/2025

Mashtrimet me “Xuex”/ Gjykata e Fierit jep sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

08:58 : 17/09/2025

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

08:45 : 17/09/2025

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë mbledhje në selinë rozë

08:39 : 17/09/2025

Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

08:27 : 17/09/2025

Trump vizitë dy ditore në Londër, pritet nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Starmer

08:20 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com