Një grua nga Dakota e Jugut ka përfunduar pas hekurave se rrahu për vdekje djalin e saj 2 vjeç sepse ai lagu krevatin e tij.
Ajo është dënuar me 40 vite burg. Katrina Shangreaux, 30 vjeçe pranoi krimin që kishte bërë para dy vitesh me fëmijën. Ajo e kishte rrahur vogëlushin Kylen me rrip pantallonash duke e goditur në gjoks dhe në bark. Gjithashtu e hodhi në tokë duke e goditur disa herë me shkelma në kokë.
E ëma e 30-vjeçares, Sonya Dubray dyshohej se e kishte ndihmuar për të pastruar skenën e krimit, por gjykata e ka lënë të lirë.
Babai i vogëlushit gjendet në burg pasi është dënuar për abuzimin dhe braktisjen e fëmijës së tij me një grua tjetër.