Seanca e vetingut për gjyqtarin Ervin Metalla, KPK nxjerr manovrat për të fituar kredinë e butë

Ervin Metalla, anëtar i Gjykatës së Apelit Tiranë prej vitit 2013 do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndonëse nuk është kandidat për institucionet e reja të drejtësisë, Metalla është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak se në vitin 2017 u zgjodh me short si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

ervin metalla

Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Metalla drejtohet nga Etleda Çiftja, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Ne nisje te seances, relatorja Pine tha se hetimi eshte shtrire mbi kriterin e pasurise.

Relatorja, Pine u shpreh: Sipas ILDKPKI nuk ka probleme me pasurine e Metalles. KPK ka kryer hetim administrativ per kriterin e pasurise. Hetimit iu nenshtruan pasurite si vijon: apartament banimi 96 m katrore me garazh blere ne Tirane ne vitin 2007 me burim kredi qe eshte pasuar me pas me ndryshim te kontrates se kredise duke ia kaluar vellait.

ervin metalla 2

Sipas KPK Metalla ka vendosur nje cmim prej 75 mije euro te apartamentit qe te perfitonte nje mbulim te plote te vleres se apartamentit se banka mund te financonte vetem 70 perqind te vleres. Me pas eshte ndryshuar kontrata e kredise dhe ia ka kaluar vellait shtepine dhe kredine qe te merrte kredi tjeter lehtesuese si i pastrehe.

Vete subjekti e ka pranuar qe shtepine e pare e ka kaluar ne emrin e vellait por qe perdorej nga vete subjekti dhe ky kalim sipas KPK eshte bere qe te merrte kredi te bute.

1DpkoPgu

Sipas KPK, parate e marra nga kredia me kushte lehtesuese per strehim ne vendin e punes, gjyqtari Metalla e ka kaluar ne nje firme ndertuese ne Durres ku punonte si gjyqtar. Me pas ai e ka kaluar ne llogarine e babait te tij duke anuluar kontraten e shtepise ne Durres me firmen. Pra sipas KPK, Metalla ka marre kredi si i pastrehe dhe ka ndryshuar destinacionin e kredise.

Vellai i gjyqtarit Metalla ka dy apartamente 44 mije euro dhe 55 mije euro. Ka dhe nje apartament blere per 15 mije euro dhe ia ka shitur gjyqtarit per 1.2 mln leke. Ai ka investuar per tre vjet ne bono thesari dhe ka perfituar 141 mije euro. Gjyqtari Metalla ka perfaqesuar me prokure firmen Kamberi shpk ne gjykaten e Strasburgut kur kesaj te fundit i eshte pezulluar aktiviteti ne Shqiperi nderkohe eshte e njejta firme qe gjyqtari Metalla ka kaluar leket e kredise se bute dhe kjo firme me pas ia kaloi babait te tij. Gjithashtu demshperblimi qe firma Kamberi fitoi ne Strasburg ka kaluar ne llogarine e gjyqtarit.

Vete gjyqtari Ervin Metalla u shpreh ne seance: Relatimi i Pines ishte i sakte por une kam interpretime te ndryshme te fakteve. Ironikisht duket sikur une i kam bere kurth vetes sime duke marre kredi lehtesuese. Mendoni nje cast sikur kjo kredi mos ishte marre, ne fund te dites une do kisha si prone vetem ate apartament ne Qytetin Studenti. Megjithate une jam i detyruar te jap shpjegime. Relatorja nuk e permendi por kerkesen per kredi lehtesuese e kam kerkuar qe ne vitin 2006. Cfare ka ndodhur, ne fund te atij viti kur une isha kryegjyqtar i Durresit aplikova per kredi. Kam dorezuar kerkesat drejtuar zv.kreut te KLD, kryeministrit dhe ministrit te Drejtesise. Arsyeja ishte se ligji ishte i tille qe kerkesat per kredite lehtesuese i miratonte kryeministri. Kjo ishte praktike dhe kemi patur te drejte te aplikojme. Ne vitin 2008 ndryshoi kuadri dhe doli nje VKM dhe futen ne liste edhe gjyqtaret e Apeleve dhe te rretheve. Une nuk e di pse aplikimi im ne 2006 nuk u procesua. Ministria e Drejresise e pranon qe une kam bere kerkese qe ne vitin 2006 por shpreh rezerva per arkivat. Protokolli s’eshte mbajtur si duhet por ne nuk e gjejme dot kerkesen e zotit Metalla, ka thene ministria. Te njeten gje thote eshe Gjykata e Larte. Edhe ne kete rast nuk eshte gietur nje kopje fizike te kerkses sime dhe ky eshte problem institucional. Nje indicie tjeter del nga Gjykata e Durresit permes nje korrespondence me Ministrine e Drejtesise edhe pse nuk e gjejne dot kopjen fizike. Une jam gati te mbaj pergjegjesi penale. Ne rast se kam derguar te ju materiale te falsifikuara. Une kerkesen e kam bere ne vitin 2006. Une kam dhene vendime shume te rendesishme. Une sot s’mbaj pergjegjesi per protokollet e institucionet zyrtare. Une i qendroj kerkeses qe kam bere per kredi. Ne pritje te kesaj kredie aplikova per kredi tjeter ne banke.

LEXO EDHE  “Ndërton pallat që i shembet dhe vdesin 4 vetë”/ Denoncimi: Kush është ish-kreu i PS që i shpëtoi ligjit dhe ngrihet në detyrë

***Metalla është ndër gjyqtarët e parë të Apelit të Tiranës që përballet me procesin e vetingut. Ai ushtron detyrën e gjyqtarit prej më shumë se dy dekadash, ku ka punuar fillimisht në Gjykatën e Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar kryetar i Gjykatës së Durrësit- detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013.

Në korrik 2013, Metalla u promovua në Gjykatën e Apelit Tiranë. Paralelisht me punën si gjyqtar, Metalla ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ka drejtuar Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ervin Metalla nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Ervin Metalla zotëronte vetëm kursime në vlerën e 300 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Metalla kap vlerën e 16.7 milionë lekëve; duke shënuar rritje me 55 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria familjare e gjyqtarit Metalla ndahet në 12.8 milionë lekë pasuri të paluajtshme, automjete në vlerën e rreth 3.5 milionë lekëve, rreth 103 mijë lekë likujditete në bankë dhe rreth 196 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Metalla për të gjithë periudhën deklaruese kapin vlerën e 23.9 milionë lekëve. Paga nga funksioni përbën 63 për qind të të ardhurave, angazhimi si pedagog dhe ekspert përbën 26 për qind të të ardhurave dhe paga e bashkëshortes 9 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me shuma të pambuluara.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamuj të kuq” transaksionet e gjyqtarit Metalla me një kredi bankare si dhe ndryshimin e disa kontratave të porosisë për blerjen e një apartamenti përgjatë viteve 2011-2013.

Më konkretisht, në vitin 2007 zoti Metalla ka lidhur një kontratë porosie për një apartament dhe ka marrë një kredi bankare për të në vlerën e 55 mijë eurove. Katër vjet më vonë, ai deklaron se detyrimet e kredisë u kanë kaluar personave të tjerë, ndërkohë që ka marrë mbrapsht këstet e paguara me vlerë 2.5 milionë lekë.

Po në vitin 2011, ai merr një kredi bankare prej 5 milionë lekësh dhe nënshkruan një kontratë të dytë porosie për blerjen e një apartamenti në Durrës me vlerë 7.5 milionë lekë. Kontrata e porosisë ndryshohet sërish në vitin 2012 dhe në vitin 2013, gjyqtari Metalla deklaron se ka përfituar përmes shkëmbimit një apartament me sipërfaqe 96.8 metra katrorë plus një garazh në Tiranë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006 

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008 

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012 

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Marrë nga Reporter.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here