Aktori i njohur Romir Zalla foli për protestën e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Zalla foli gjatë për vlerat dhe rëndësinë e mbrojtjes së godinës, ku sipas tij mund të kthehet në një muze. Sipas tij Teatri i arktitektit danez nuk do mund të kthehet krurrë në një muze.
Ndërkohë që për sa i përket reagimit të opozitës aktori u shpreh se mbase është pak i vonë, por në fund të fundit është pjesë e detyrës që ka opozita.
Për sa i takon pjesë së përçarjes së artistëve në pro dhe kundër shembjes së Teatrit, Zalla u shpreh për Fax News se kjo është një pjesë e telenovelës së kësaj historie.
“Kjo pjesa e telenovelës është vetëm që ne të harxhojmë frymë dhe energji. Kjo tregon se kauza na qenka e drejtë. Kjo tregon se ato njërëz që ndodhen përballë nuk e kanë me të vërtetë që janë të shqetësuar për ne.
Nuk mund të bëhen pis aktorët. Unë nuk mund të bëhem pjesë e telenovelës së ditës që krijohet. Është e turpshme, tregon atë krizë dhe atë merak që këtu në këtë vend politika nuk do t’ja dijë fare për kulturën, për njerëzit e kulturës dhe posaçërisht për Teatrin.”
“Jetojmë në një kohë kur politikanët janë kthyer në aktorë dhe fitojnë pushtetin duke bërë batuta dhe baracaleta, duke aktruar. Dhe ne dalim dhe artikulohemi politikisht përballë publikut tonë për atë që mendojmë se është e drejtë. Përtej të qenit artist mbi të gjitha ne duhet të tregohemi qytetarë. Ne artistët ndoshta nuk e kemi thënë fjalën tonë për çështje të tjera, por më mirë vonë se kurrë. Shpresoj që kjo periudhë absurditeti të mbarojë. Është absurd që populli, artistët, i kërkojnë qeverisë mos na shemb Teatrin Kombëtar! Unë besoj se ne mbrojmë një kauzë të drejtë, se si do të shkojë kjo histori do ta tregojë koha.
Aksioni që ka ndërmarrë opozita është një reagim që mbase është pak i vonë, por në fund të fundit është pjesë e detyrës që ka opozita.
Është një gjë shumë e mirë pasi ndihmon kauzën e qyetarëve dhe mbarë shoqërisë. Nuk është një problem i lokalizuar. Në këtë sens shumë mirë që opozita e bën, por nuk e kam ndjekur. Unë në përgjithësi i qëndroj larg politikës. Në këtë sens çfarë do lloj gjëje që të bëjë është në shërbim të shoqërisë dhe opinionit publik.
Pse ka qenë gjithmonë tendeca për ta ngjeshur hapsirën e Teatrit dhe nuk ka qenë kurrë tendeca për ta ndihmuar për ta financuar, për ta zgjeruar. Nuk ka pasur një dëshirë të mirë për të vlerësuar në fund të fundit artistin, jo mua, por figurës së artistit, përkatësisht, aktorit të Teatrit, regjisorit etj.
Nuk pyet kurrkush. Kujtohen vetëm kur kalojnë në botën tjetër, bëjnë homazhe rradhë, sepse aty ka kamera, dhe thonë ishte një aktor i mirë dhe pastaj për to nuk pyet njeri.
Godina e Teatrit, çfarë problemi ka nëse ruhet kjo godinë dhe të kthehet në një muze për të gjitha etapat që ka kaluar. Godina e zotërisë danez nuk do të mjaftonte vetëm për muze. Nuk do të dilte dhe nuk do mjaftonte për muze. Çfarë problemi ka, më në fund po shqetësohen kaq shumë, çfarë problemi ka që të hidhen dhe të investojnë për të.”
Për sa i takon pjesë së përçarjes së artistëve në pro dhe kundër shembjes së Teatrit Zalla u shpreh se kjo është një pjesë e telenovelës së kësaj historie.
“Kjo është pjesë e telenovelës së historisë. Thashë disa gjëra të cilat i mendojmë të gjithë. Diskutohet në terma konkret në momentin kur loja është e hapur dhe kur palët janë përballë njëra tjetrës dhe jo me ‘as ndër mëngë.
Ne padiskutim që jemi të hapur të gjithë për të folur me shtetin tonë. Nëse nuk bëhet me këta që janë sot. Është çështje vullneti të mirë për të zgjidhur një herë e mirë hallet tona. Sigurisht që janë hedhur idera, janë të parakohshme, pasi jemi vënë pëballë një ligji i cili hedh poshtë të gjitha idetë alterantive.
Të gjithë kolegët tentojnë që të bëjnë më të mirën, me ato që kanë thënë dhe ato që kanë bërë, me takimet dhe mos takimet. Nuk është e vërtëtë që ka ngjyrime politikë. Kolegët të ndryshëm në mënyrë unison për të mirën tonë janë takuar me Ruçin, me Metën, me Kreyamdhin, me Bashën, vetëm me Ramën nuk jemi takuar. I vetmi rast ishte ajo mbledhja e famshme kur profesor Ndrenika tentoi të thotë një fjalë dhe ky i tha mos fol, dëgjoni këtë më para, pasi mbaroi ai, tani tha filloni bisedoni me danezin se unë po iki.
Kjo pjesa e telenovelës është vetëm që ne të harxhojmë frymë dhe energji. Kjo tregon se kauza na qenka e drëjtë. Kjo tregon se ato njërëz që ndodhen përballë nuk e kanë me të vërtetë që janë të shqetësuar për ne.
Nuk mund të behen pis aktorët. Unë nuk mund të bëhem pjesë e telenovelës së ditës që krijohet. Është e turpshme, tregon atë krizë dhe atë merak që këtu në këtë vend politika nuk do t’ja dijë farë për kulturën, për njerëzit e kulturës dhe posacërisht për Teatrin.
Unë besoj dhe shpresoj shumë se ne mund të bëhemi. Mund të bëjmë gjëra të bukur gjëra të mira.”