E pabesueshme por ngjyrat e ndritshme të këtij liqeni në Australi janë të gjitha natyrale.
Një shi i rralë ka transformuar Kati Thanda-Lake Eyre nga një pellg i thatë e i kripur në një oaz spektakolar, me një spektër të mrekullueshëm të ngjyrave, nga blu në rozë dhe të bardhë të ndritshme.
Uji përmbyt liqenin e shkretë, që është pika më e ulët në kontinent, çdo tre deri në 10 vjet ndërsa përmbytet plotësisht vetëm 3 herë në çdo 160 vjet.
Por kush është arsyeja e këtyre multi-ngjyrave?
Kripa hollon ujin dhe shkakton rritjen e algave.
Liqeni është përmbytur këtë vit për shkak të ujit nga shirat e mëdha tropikale në Queensland.
Turistët dhe fotografët kanë shkuar në liqen për të admiruar këtë spektakël të pabesueshëm. Askush nuk e di se përsa kohë do të mbetet e përmbytur dhe për disa kjo mund të jetë një përvojë një herë në jetë.
Një shumëllojshmëri e kompanive turistike ofrojnë turne ajrore mbi liqen, duke përfshirë Wrightsair dhe Chinta Air Tours.